E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dibranët forcë e madhe, bashkë larguam Edi Ramën si kryetar Bashkie

03-06-2013 / Gazeta 55

Zv/kryeministri Tafaj dhe Ministrja Bregu takim me dibranët në Tiranë

Zv/kryeministri dhe Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj së bashku me Ministren e Integrimit, Majlinda Bregu kanë zhvilluar një  takim me dibranët që banojnë në Tiranë, në njësinë Nr 9. Për rolin e rëndësishëm që kanë dhënë dibranët në zgjedhje, zoti Tafaj, shprehu besimin se edhe këtë herë ky komunitet s’do zgjedhë Ramën por Berishën, sepse vota e tyre nuk është vetëm për Berishën por dhe për perspektivën e tyre, për alternativën e punësimit, mirëqenies e integrimit, për reformat e ndërmarra që duhen çuar deri në fund. Vota e tyre është për ecjen përpara dhe jo për bllokimin. Ndërsa ministrja Bregu u shpreh se, “Dibranët janë forcë e madhe. U bënë të gjithë bashkë për ta larguar Edi Ramën si kryetar të Bashkisë së Tiranës. Në këtë takim ata premtuan se kështu do të vazhdojnë të jenë, bashkë, edhe më 23 qershor. Kjo është vota historike që s’mund ta kthejë prapë në pushtet Edi Ramën, s’mund ta lejojë atë ta lërë në pikë të hallit gjithë Shqipërisë, siç la për 11 vjet, zonën ku këta dibranë të mirë jetojnë e punojnë çdo ditë dhe gjithë Tiranën”.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›