E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqi: OKB-ja, aksion për zhbllokimin e fondeve të Libisë

Ministri i jashtëm i Turqisë, Ahmet Davutoglu, tha se Kombet e Bashkuara duhet të ndërmarrin aksion urgjent për zhbllokimin e fondeve të Libisë, në mënyrë që qeveria kryengritëse të stabilizoj vendin.
 

“Ne duhet ta forcojmë Këshillin Tranzicional Kombëtar me mjetet e domosdoshme, në mënyrë që ai të mund të ballafaqohet me sfidat e vështira. Lidhur me këtë, ne duhet të ndërmarrim aksion brenda Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për krijimin e një kornize juridike për t`i dhënë KTK-së ndihmat urgjente financiare”, tha Davutoglu, në fillim të takimit të Grupit të Kontaktit për Libinë në Stamboll.
 

Kryengritësit e Libisë thonë se atyre u duhet urgjentisht, që liderët botërorë të zhbllokojnë së paku 5 miliardë dollarë të fondeve të Libisë, për pagesën e rrogave dhe për t`i mbajtur gjallë shërbimet mjekësore, gjatë trazirave, që qartazi paraqesin fundin e regjimit të Muamer Gadafit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›