E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dick Marty mbron raportin

Pas publikimit dhe aprovimit te raportit, i cili akuzon kryeministrin Thaçi si kreun e një organizate kriminale për trafik organesh, armesh e lendesh narkotike, raporteri i Asamblesë Parlamentare te Këshillit te Evropës, Dick Marty, këmbëngul se ai disponon fakte dhe kërkon hetimin e tyre menjëherë. Ne një interviste për gazetën zvicerane "Nzz Sontag" raporteri Marty ka deklaruar se qëllimi i tij nuk është dëmtimi i imazhit te Kosovës, por hetimi mbi krimet e luftës se Kosovës, çka do te ndihmonte sipas tij shtetin me te ri ne Ballkan. "Nuk mund të ndërtohet e ardhmja e Kosovës, pa u ballafaquar me të kaluarën. Me këtë raport unë veproj, jo kundër Kosovës, por për Kosovën dhe mbi të gjitha, për ata kosovarë qe më në fund duan të jetojnë në një shtet juridik," u shpreh ai. Ndërsa ne përgjigje te deklaratave se trafiku i organeve ka qene i pamundur ne Shqipëri Marty tha: "Ne jemi konsultuar me ekspertë të tregtisë me organe. Kjo nuk është aq e komplikuar. E gjithë kjo s'ka ndodhur në Kosovë, por në një lokalitet në Shqipëri, afër Tiranës dhe aeroportit. Të transportosh atje një veshkë dhe ta futësh në një frigorifer është më pak e komplikuar se ç'po thuhet." Gjate intervistës për gazetën zvicerane, Marty u shpreh se raporti i tij është ndërtuar pas një hetimi 2-vjeçar dhe ka për baze dëshmi, dokumente te FBI-se, apo edhe te Gjykatës se Hagës. Megjithatë, edhe pse zhurma dhe presioni ka qene shume i madh, Marty nuk ka paraqitur deri tani asnjë prove për këtë trafik. Te njëjtin fakt pohoi një dite me pare ne një interviste edhe antropologu Jose Pablo Baraybar, i cili ka qene eksperti i OKB-se i ngarkuar me këtë detyre ne Kosovë. Sipas tij, as ne "shtëpinë e verdhe" dhe as ne zonën përreth, nuk u siguruan prova qe te vërtetonin trafikun e organeve.

Shpërndaje          

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›