KQZ-ja vendos rinumërim në 40% të vendvotimeve
Komisioni Qendror Zgjedhor ka vendosur për rinumërim të votave në 40 përqind te vendvotimeve ne Kosove. KQZ-ja ka marrë një vendim të tillë për shkak të problemeve teknike, kontestimeve dhe akuzave nga subjektet e ndryshme politike për manipulim votash. Para dy ditësh, KQZ-ja mori vendim edhe për rivotim të plotë në Skenderaj, Drenas dhe Deçan, si dhe rivotim të pjesshëm në Malishevë dhe Lipjan. Rezultatet përfundimtare pritet të publikohen vetëm pas përfundimit të rivotimit në pesë komuna, më 9 janar të vitit të ardhshëm. Ndërkohë, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ne një interviste për radion "Europa e lire", thekson se institucioni qe ajo drejton nuk ka përgjegjësi për shkeljet e vërejtura. Kjo për shkak se, sipas Dakes, procesi ka qene i organizuar shume mire, por ai është devijuar, duke marre rrjedhe politike, pikërisht ne ditën e zgjedhjeve. Sipas kryetares se KQZ-së kjo ka ndodhur për shkak te sjelljes politike te komisionereve.
Shpërndaje