Rahovec, fiton kandidati i AAK
Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Smajl Latifi, është fitues ne balotazhin për zgjedhjet për kryetar komune ne Rahovec. Sipas Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, zoti Latifi ka fituar me 55.8% te votave, ndërsa ne vend te dyte është renditur kandidati i LDK-se, Ibrahim Kryeziu me 44.2%. Mediet vendase njoftojnë se menjëherë pas shpalljes se rezultatit zyrtar, kandidati i LDK-se ka uruar për fitoren rivalin e tij, Smajl Latifi. Ne këtë balotazh, pjesëmarrja e qytetareve ne votim, sipas KQZ-se, ka qene 39.6%.
Shpërndaje