Pacolli mohon PDK-në për koalicionin
Pak dite pasi partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar partine Kosova e Re si një subjekt politik potencial për koalicionin e ri ne Kosovë, ka ardhur përgënjeshtrimi i kryetarit te kësaj partie Bexhet Pacolli. Duke folur për te përditshmen "Zeri", zoti Pacolli tha se takimi i tij me Thaçin ne Prishtinë nuk ka qene per formimin e qeverise se re, por për proceset aktuale ne te cilën ndodhet vendi si dhe per akuzuar e raporterit Dik Marty. Kreu i AKR-se ka deklaruar se për te biseduar lidhur me qeverinë e re, ai do te takohet me Thaçin pas 9 janarit kur pritet te publikohen edhe rezultatet zyrtare te procesit te 12 dhjetorit. Ndonëse ne dukje pergenjeshtruese, zoti Pacolli ka lënë te hapur mundësinë e bashkëqeverisjes me PDK-në, fakt ky qe është njoftuar edhe nga partia demokratike e Kosovës ne komunikatën e leshuar disa dite me pare. Sipas mediave vendase pjese e koalicionit te ri qeveritar me PDK e AKR pritet te jete edhe Aleanca per Ardhmërinë e Kosovës si dhe përfaqësuesit e minoriteteve.
Shpërndaje