E Diel, 1 Nëntor 2026

"Kapja e shtetit nis atje kur, ligjet bëhen për t'u shërbyer trafikantëve"

Spekulimi më i fundit i Berishës, por i pari për nga rëndësia, është mbrojtja e tij se nuk është shkelur asnjë ligj në favorizimet që i janë bërë Fazlliçit. Ky është tregues që ai është i kapur. As në Gërdec nuk është shkelur asnjë ligj. Përkundrazi, janë bërë ligje të tilla që favorizonin miqtë e familjes së tij të demontonin fishekë. Ligjet janë bërë nën mbikëqyrjen e djalit të tij, i cili bridhte zyrë më zyrë e zyrtar më zyrtar ta bënte ligjin ashtu si e donte. Dhe e bëri.

Pas kësaj ai nuk e shkeli ligjin, por hodhi në erë një fshat të tërë, duke vrarë 27 vetë dhe duke shkatërruar gjithë fshatrat përreth. Asnjë ligj nuk është shkelur, as duke falimentuar dy kompani dhe duke hapur dy të reja në të njëjtën zyrë, por është keqpërdorur ligji, duke përdorur klientelizmin me kryeministrin dhe duke mos parë që kompania, e cila ka patur borxhe, ka pasur dhe ka asete, të cilat i duheshin sekuestruar. Gjëma e madhe nuk është shkelja e një ligji, se ai verifikohet dhe fajtorët ndëshkohen. Gjëma është kjo: Kapja e shtetit nis atje kur ligjet bëhen për t'u shërbyer trafikantëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›