Did we get the message?
“We got the message!” “E morëm mesazhin!”- do ta mbyllte kronikën e tij gazetari i njërit prej kanaleve të shumta televizive, ndërsa kishte përshkruar me pasion lajmin se stafi i ambasadës britanike në Tiranë kishte pastruar pllajën e vogël pranë ish-Kampit të Punëtorëve në malin e Dajtit!
Gazetari, ndërsa tregonte se stafi i ambasadës me në krye ambasadorin e saj kishin pastruar dhe mbajtur inventarin e duhur për çka mblidhnin dhe hidhnin në koshin e plehrave, besonte se ky aksion publik qytetar bëhej për të na mësuar të pastrojmë vendet ku banojmë dhe jetojmë, sigurisht edhe që të jemi më qytetarë!
Në fakt, ndërsa dëgjoja të pronunconte mjaft mirë në anglisht “We got the massage”, m`u kujtua se përgjithësisht ne shqiptarët flasim një ose dy gjuhë të huaja, por me sa duket, akoma nuk kemi mësuar se kjo nuk mjafton!
Personalisht m`u kujtua profesor Petro Zheji, një nga ikonat shumëdimensionale të kulturës mbarëshqiptare, nga i cili fati më kishte dhënë mundësinë të merrja mësimet e para të italishtes shumë vite më parë.
Profesor Petroja, ndërsa jepte leksionet e gjuhës, të cilat i shoqëronte me shumë kulturë të përgjithshme dhe filozofi esenciale, nuk harronte të na thoshte se të flasësh një gjuhë nuk mjafton! Vetëm kur njeh kulturën dhe historinë e gjuhës përkatëse mund të pohosh se je deri diku njohës i saj.
Personalisht, besoj se ne, përgjithësisht dimë të flasim një ose dy gjuhë të huaja, por nuk i njohim ato respektivisht me historinë dhe kulturat përkatëse. Nuk u njohim kombeve historinë dhe kulturën e tyre qytetare që në fund të fundit të kuptojmë dhe arsyet bazë pse jemi të paktën X vite pas tyre…!
Në vitin 1999, gjatë krizës kosovare në Tiranë...
Në vitin 1999 pata mundësinë të punoja në një projekt ndërkombëtar për verifikimin e krimeve të kryera ndaj njerëzimit në Kosovë. Gjatë asaj periudhe pata mundësinë të kisha kolegë me kombësi të ndryshme, midis tyre ishte dhe një eksperte e të drejtës ndërkombëtare, e cila ishte skoceze, por sigurisht me shtetësi britanike.
Atëherë ajo, si stafi i ambasadës britanike bëri praktikisht para disa ditësh, më sugjeronte që mënyra më e mirë për të pastruar qytetin e Tiranës do të ishte sensibilizimi i opinionit publik nëpërmjet mass medias, emisioneve të ndryshme mediatike që qytetarët të binden se duhet ta mbajnë pastër atë!
Vetëm kështu, besonte ajo, ne do të kishim një kryeqytet shqiptar të pastër, ndërsa nuk harronte të thoshte se një gjë e tillë është bërë edhe në Britani, ku megjithëse bashkëjetojnë të gjitha racat dhe kombësitë e mundshme, jetohet me qytetari, pastërti dhe ekuilibër shembullor social.
Pra, e thënë më thjesht, nuk nevojitet të pastrojmë qytetin me aksione të tipit komunist, por ta mbajmë të pastër atë si shembull qytetarie! Personalisht, besoj se edhe “inventari” i pastrimit që bëri ambasada britanike në malin e Dajtit nuk duhet të përcillte mesazh tjetër veç nevojës për të mos bërë pis qytetin e tyre.
Pastrimin mund dhe duhet ta bëjnë ndërmarrjet e caktuara të baskisë, për të cilat paguajmë taksa. Qytetarit i duhet vetëm ta mbajë pastër ambientin ku banon dhe jeton dhe sigurisht të respektojë edukatën qytetare. Me kaq pak, mund të bëjmë aq shumë sa të jemi si Evropa!
Ndërkohë, do të doja që deklamimin e gazetarit televiziv ta konvertoja në pyetje: “Did we get the British message?” Deri më tani më rezulton se megjithëse ju koleg thatë: “Po” (“We got messagge”), mundet ta kemi marrë atë vetëm alla shqiptarçe dhe sa për të kaluar radhën.
Po të ishte ndryshe, duhet të ishin realizuar kronika të tjera duke sensibilizuar fillimisht kolegët, pastaj qytetarët! Nuk besoj se duhet të presim që të njëjtën gjë ta bëjnë edhe ambasadat e tjera që ne ta kuptojmë ç’duhet bërë për të qenë qytetarë…?!