E Shtunë, 31 Tetor 2026

TONA, fabrika e mishit do të konkurrojë në tregjet evropiane.



Kompania TONA organizoi inaugurimin e një nga fabrikave me moderne në Shqipëri dhe Rajonin e Ballkanit në fushën e përpunimit të mishit. Ky përbën investimin më të madh në sektorin e agro-industrisë shqiptare në 2-3 vitet e fundit. Në festën e Inaugurimit morën pjesë Kryeministri i Shqipërisë, prof. dr. Sali Berisha, përfaqësues të lartë të qeverisjes vendore në Korçë, përfaqësues të USAID / EDEM si dhe përfaqësues të biznesit në Korçë. Sipas eksperteve të huaj që kontribuuan në projektim dhe zbatim, fabrika e re ofron ambiente të prodhimit që garantojnë higjienë absolute dhe teknologji ushqimore nga me të avancuarat sot në botë. Në frymën e integrimit në tregjet evropiane dhe kërkesave rigoroze të sigurisë ushqimore të Bashkimit Evropian, TONA me një përkushtim të veçantë zhvilloi zbatimin dhe certifikimin ndërkombëtar me Standardet të Menaxhimit të Cilësisë ISO 9001 dhe HAÇP. Këto standarde vërtetojnë që kompania ofron produktet e saj në të njëjtën nivel cilësie dhe sigurie ushqimore si kompanitë më të njohura në Evropë dhe SHBA. Fabrika e re ka një sipërfaqe prodhimi dhe frigoriferike prej 2 000m2 me një vlerë investimi prej 2 milion eurosh. TONA, sukseset dhe fitimet në vite i ktheu gradualisht në investime të fuqishme për të qenë pararojë e tregut në gjithë Shqipërinë. Një ndihmë të madhe në rritjen e kompanisë TONA kanë dhënë bashkëpunimi me qeverisjen vendore dhe Drejtorinë Rajonale të Bujqësisë. Një kontribut të veçantë ka dhënë konsulenca teknike e projekteve të USAID-it për të planifikuar investime të këtyre përmasave, për të përmirësuar menaxhimin dhe standardet e sigurisë ushqimore. Investimi i ri i mundëson kompanisë TONA të fillojë bashkëpunimin me ferma të prodhimit të mishit dhe thertore në Shqipëri dhe të ofrojë produkte me mish të freskët të zonës së Korçës. Në partneritet me Ministrinë e Bujqësisë dhe Ushqimit, kompania do të sigurojë Licencën e Eksportit për në Bashkimin Evropian, e cila do të mundësojë eksportet së shpejti në Greqi dhe Maqedoni.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›