E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bulqizë; Dyshohen për vrasjen e Dodës, 4 persona në pranga

Policia e Bulqizës ka vënë në pranga 4 persona pasi dyshohen se kanë lidhje me vrasjen e 53-vjeçarit Fadil Doda. Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesditës së djeshme, kur 53-vjeçari u konfrontua me disa banorë të zonës. Pas përleshjeve mes dy grupeve rivale, sipas policisë, mendohet se Doda u plagos nga një shoku i tij në mënyrë aksidentale. Pas kësaj ai u dërgua me helikopter drejt Tiranës, por pa arritur dot të mbërrijë deri në spital gjeti vdekjen rrugës. Policia e cila shkoi menjëherë në vendgjarje vuri në pranga katër persona, të cilët janë Esat Tamçi, Hidajet Hoxha, Albert Peti dhe Bajram Tamçi. Të katër personat po hetohen për të zbuluar shkaqet e këtij konflikti.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›