Trajneri turk Sagllam: “Shanset e Kayserispor me Tiranën 50 me 50 %”

Nga Dash Frashëri
"Tirana kur arriti të fitojë dhe të kualifikohet me ekipin kroat e tregoi veten se është një ekip i mirë", - kjo ishte deklarata e trajnerit të skuadrës turke, Sagllam, dhënë për gazetarët shqiptarë, menjëherë pas stërvitjes njohëse njëorëshetë zhvilluar në stadiumin "Selman Stërmasi". Tirana do të përballet nesër në orën 17:30, me skuadrën turke Kayserispor në ndeshjen e parë të turit të dytë të Kupës UEFA, ndërkohë që ekipi i Mirel Josës synon kualifikimin historik. Ndërkohë që formacioni shqiptar stërvitej në fushën stërvitore "Skënder Halili", skuadra turke në të njëjtën orë (17.30) ushtrohej në "Selman Stërmasi", ku përvec veprimeve atletike të zakonshme u zhvillua edhe një minindeshje në një nga gjysmëfushat. "Qëllimi ynë është të kualifikohemi për në turin tjetër e më pas të eliminojmë edhe kundërshtarin e radhës për të qenë pjesë e fazës së Duhet të luftojmë për të marrë një rezultat sa më pozitiv në Tiranë, që pas ndeshjes së dytë të luftojmë më fort për kualifikimin", -. E njoh Tiranën, shanset 50 me 50 "E njoh pak a shumë Tiranën, pasi javën e kaluar pata rastin të ndjek një ndeshje miqësore të saj, por e kam ndjekur edhe ndeshjen që ka zhvilluar me Varteksin. "Si e parashikoj rezultatin? Shanset janë të barabarta, 50 me 50 për cdo ekip para fillimit të ndeshjeve, por ne do të përpiqemi që nesër të kemi dicka më shumë në anën tonë", - shtoi Sagllam, që ka folur me qetësi para medias shumë të interesuar shqiptare. Miq me Shqipërinë Skuadra turke në Kupën Intertoto kaloi dy ture, duke mposhtur më në të parin ekipin kroat Sopron (3-3, 1-0) dhe në të dytin skuadrën greke Larisa (0-0, 2-0). "Në katër ndeshjet e para, nuk kemi patur asnjë problem, dhe u zhvilluan brenda ferplejit dhe dëshirojëmë që dhe në ndeshjen kundër Tiranës të mbizotërojë kjo frymë. Nuk duhet të harrojmë edhe miqësinë e vecantë me Shqipërinë". Dy mungesa për cdo ekip Ashtu si ekipit të Tiranës do t'i mungojnë gjatë sfidës me Kayserispor të pezulluarit, Saimir Patushi dhe Klodian Duro, edhe skuadrës turke do të mungojnë dy lojtarë titullarë. "Do të mungojnë kapiteni Bolukbasi Bylent për shkak të kartonave dhe Arslan Kamber i dëmtuar", - sqaron Sagllam. "Mungesa e Duros, është e rëndësishme, por ne e nuk e dimë sa do të vlejë kjo, pasi ndoshta dhe zëvendësuesi i tij mund ta luajë akoma më mirë rolin e tij", - pohoi Sagllam, që shtoi se me Klodian Duro ka luajtur së bashku në Turqi dhe se ishte takuar një javë më parë gjatë qëndrimit të tij në Tiranë. Treshe gjyqtarësh hungarezë Hungarezi Ferenc Bede do të gjykojë ndeshjen e turit të dytë të Kupës UEFA midis Tiranës dhe Kaizerisporit, të enjten më 10 gusht, ora 17:30, në stadiumin "Selman Stërmasi" Në përplasjen midis bardhebluve dhe turqve, hungarezi do të ketë ndihmës Tibor Vamos dhe Peter Hegyi, ndërkohë që gjyqtari i katërt do të jetë Istvan Meszaros.