Kapllani, pjesë e variantit ofensiv të Karlsruhes

Trajneri i skuadrës gjermane të Bundesligës 2, Karlsruhe, Edmond Beker, është para dy alternativave taktike. Varianti i parë është ai me karakter mbrojtës, me Jan Mener nga ana e djathtë e mesfushës, dhe më Xhovani Federiko dhe Sebastian Freis në sulm. Varianti ofensiv ka si alternativë Federikon në mesfushë pranë Jan Mener, duke i bërë vend në fushën e lojës Edmon Kapllanit, një sulmuesi që ka fituar përvojën e duhur në kampionatin gjerman. "Unë nuk e di ende sesi duhet të vendos, - u shpreh trajneri Beker, që argumenton pluset dhe minuset e dy variantëve. "Me karakter mbrojtës apo sulmues, KSC dëshiron të vërtetjë një parasezon pozitiv", - thotë Beker.
Durrsaku 24-vjecar, Kapllani, një nga lojtarët e repartit të sulmit të përfaqësueses shqiptare të thirur nga trajneri kroat Oto Baric (9 ndeshje me Kombëtaren, përfshirë dhe miqësoret, ndeshjet më të mira të tij ka qënë ato kundër Suedisë 2-1 dhe Ukrainës 2-2) ka shënuar shpesh herë në ndeshjet miqësore të Karlsruhes, ndërkohë që numri 9-të i Karlsruhes 2 golat e fundit i shënoi kundër SC Wetterschbah në fitoren 18-0, në ndeshjen e zhvilluar më 8 gusht 2006.
Edmond Kapllani që më parë ka luajtur për Partizanin (1999-2003)dhe Besën (2003/2004) në Shqipëri si dhe për disa muaj në Kroaci me NK Rijeka dhe NK Orijent Rijeka (janar–maj 1999), ka zhvilluar në Bundesligë 40 ndeshjen me Karlsruhes, ndërkohë që ka shënuar në ndeshjet zyrtare 7 gola, me një mesatare 0.17 gola për ndeshje. Sezonin e kaluar shënoi në Bundesliga 2, 6 gola në 22 ndeshjet e aktivizuara (me një notë mesatare të vlerësuar nga "kicker" 4,08 )
Kapllani, 184 cm i gjatë, eshte i fuqishëm me këmbën e djathtë dhe sidomos në përdorimin e kokës, një nga cilësitë më të mira të tij, luan për ekipin e Karlsruhes qysh nga vera e vitit 2004, ndërkohë që e ka rinovuar dy herë kontratën: fillimisht pas sezonit të parë të tij në Gjermami 2004/2005 dhe para përfundimit të sezonit 2005/2006 (saktësisht më 28 prill 2006) edhe për një periudhë tjetër njëvjecare.
Sezoni e kaluar Kapllani realizoi edhe një dygolësh si dhe dha dy asistë në fitoren 7-0 të Karlsruhes kundër Eintraht Braunschveig, ku gjatë sezonit të ri do të militojë futbollisti tjetër i përfaqësues Bekim Kastrati.
Interesant është fakti se në tri javët e fundit të kampionatit të Bundesligës 2, Kapllani shënoi rregullisht duke realizuar katër gola.
Franc Hoxha