Lista e Bariçit, ose verë e vjetër në fuçi të re

Nga Altin B. Kodra
Thonë që fillimi i mbarë është gjysma e punës dhe, duke gjykuar fillimin e punës së trajnerit të përfaqësueses, Oto Baric, do të vërejmë se kroati nuk ka sjellë ndonjë ndryshim në metodën e tij të punës, krahasuar me paraardhësin e tij, gjermanin Hans-Peter Brigel. Pavarsisht se ishte thënë, gjatë periudhës së nënshkrimit të kontratës, se 74-vjecari kroat do të qëndronte shumicën e kohës në Tiranë, kjo ka fare pak gjasa që të ndodhë, sepse edhe listën e parë që ai ka përpiluar për debutimin e tij në pankinën kuqezi, atë miqësore të 16 gushtit 2006 me San Marinon, ai e ka dërguar me faks. Në fakt, duke i hedhur një vështrim të shpejtë listës së tij dhe, duke marrë, për shembull, listën e ndeshjes së fundit të Brigelit në krye të pankinës kuqezi, shikon se nuk kanë shumë diferencë. Madje, lista e Brigelit ishte dicka më premtuese, sepse përfshinte pak më tepër lojtarë të kampionatit shqiptar, që, për një miqësore kundër një skuadre përfaqësuese si ajo e San Marinos, do të kishin një shans të artë për të provuar veten. Por, duket se Baric nuk i ka shpëtuar dot sindromës së miqësoreve të Brigelit, duke vënë përpara cdo gjëje fitoren. Një fitore që do të ishte mjaft e mirë për trajnerin kroat në aspektin mediatik, e për më tepër, në ndeshjet e tij premierë. Në listën e Baricit, mungon gardiani shqiptar i portës qipriote të Anorthosisit të Famagustas, i cili ka spikatur ditët e fundit me formën e tij të shkëlqyer. Madje, ai e ka detyruar portierin tjetër, Antonis Jorgiadhis të kërkojë transferim tek një skuadër tjetër qipriote, për arsye se nuk aktivizohet dhe ka humbur pozicionin e portierit titullar të fituar shqiptari. Mungon edhe Debatik Curri, një lojtar që spikati në miqësoren me Lituaninë, dhe disa lojtarë që luajnë në Shqipëri, por është rikthyer Devi Mukaj. Gjithsesi, lista e Baricit dhe lista e Brigelit të kujtojnë atë shprehjen e vjetër, vera e vjetër në fuci të re". Ja lista e lojtarëve të grumbulluar nga Barici për miqësoren e 16 gushtit ndaj San Marinos: Portierë: 1. Ilion Lika (Dinamo) 2. Isli Hidi (Tirana) Mbrojtës: 3. Tefik Osmani Besa 4. Armend Dallku Vorskla Poltava - Ukrainë 5. Erion Xhafa Dinamo 6. Elvin Beqiri Metalurg Donjeck - Ukrainë 7. Adrian Aliaj Pa skuadër 8. Lorik Cana Olimpik Marsejë - Francë 9. Arjan Pisha Tirana Mesfushorë: 10. Klodian Duro Tirana 11. Ervin Skela Pa skuadër 12. Edvin Murati Pa skuadër 13. Devi Mukaj Tirana 14. Altin Lala Hanover 96 - Gjermani 15. Altin Haxhi Ergotelis - Qipro 16. Besnik Hasi Lokeren - Belgjikë 17. Blendi Shkëmbi Metalurg Zaporozhje - Ukrainë Sulmues: 18. Erion Bogdani Siena - Itali 19. Igli Tare Lacio - Itali 20. Edmond Kapllani Karlsruhe - Gjermani 21. Hamdi Salihi Tirana 22. Dorian Bylykbashi Pa skuadër 23. Bekim Kastrati Eintraht Braunshvajg - Gjermani Ja lista e lojtarëve të grumbulluar nga Brigeli për miqësoren e 22 marsit ndaj Gjeorgjisë Portierë: 1. Ilion Lika Dinamo 2. Isli Hidi Tirana Mbrojtës: 3. Armend Dallku Vorksla Poltava - Ukrainë 5. Arjan Pisha Tirana 18. Erjon Xhafa Dinamo 19. Admir Teli Vllaznia 20. Endri Vrapi Elbasani 4. Debatik Curri Vorskla Poltava - Ukrainë 6. Altin Lala Hanover 96 - Gjermani 7. Altin Haxhi Anorthosis Famagusta - Qipro 8. Klodian Duro Tirana 9. Ervin Skela Kaizersalutern - Gjermani 10. Ansi Agolli Neushatel Ksamaks - Zvicër 11. Ardit Beqiri Partizani 16. Redi Jupi Dijabakërspor - Turqi Sulmues: 12. Erjon Bogdani Siena - Itali 13. Bekim Kastrati Borusia Mënshengladbah - Gjermani 14. Hamdi Salihi Tirana 15. Edmond Kapllani Karlsruhe 17. Dorian Bylykbashi Partizani