Tare, nën presionin e “made in Nigeria”, Stefan Makinua

Lacio fitoi miqësoren me Beneventon me rezultatin e pastër 4-0, ndërsa Igli Tare shënoi njërin nga golat. Por, ajo që i kahequr kënaqësinë e zakonshme të shënimit të golave, ishte dygolëshi i shënaur nga blerja më e re e Lacios, Stefan Makinua , autori i dy golave, që u prezantua para tifozëvë lacialë në mënyrën më të mirë të mundshme. Lacio ka një organikë të pasur në sulm: Pandev, Roki, Inzagi dhe Tare, ku futbollisti i Kombëtares maaqedonase, Goran Pandev, është duke dëshmuar një formë të mirë. E ardhmja e Tares po varet gjithmonë e më shumë nga nigeriani Makinua, që ka fituar menjëherë besimin e teknikut Delio Rosi, dhe mund të lërë në stol shqiptarin që dhe sezonin e kaluar u aktivizua shumë pak, vetëm në 4 herë si titullar në 22 ndeshje të aktivizuara (3 gola të shënuar).
Sulmuesi veteran i Kombëtares shqiptare, 33-vjecari Tare, vazhdon të jetë i kërkuar nga ish-skuadra e tij e parë në Itali, Breshia që këkon të forcojë repartin ofensiv, ndërkohë që për fatin e tij vendos klubi i presidentit Lotito.
Gledi Shabani