E Shtunë, 31 Tetor 2026

Diego Maradona: Festova kur Iniesta shënoi me Çelsin

Diego Armando Maradona vazhdon të krijojë "armiq" në Angli. Trajneri i Argjentinës pohoi se ka kërcyer nga gëzimi pas golit të Iniestës në portën e Çelsit, që i dhuroi Barcelonës finalen në Ligën e Kampioneve. Legjenda e futbollit botëror ka luajtur në "Kamp Nou" në vitet ‘80 dhe skuadra katalane vazhdon të ketë një vend special në zemrën e tij. "Kam luajtur me Barcelonën dhe festova gjatë kur Iniesta shënoi golin e barazimit me Çelsin, në gjysmëfinalet e Champions", deklaroi Maradona për "TYC Sport". Edhe përpara kësaj deklarate, "Pibe De Oro" nuk ka pasur shumë admirues në Britaninë e Madhe, pas golit me "Dorën e Zotit" në Botërorin 1986. Në anën tjetër, Barça e Pep Guardiolës ndeshet me Mançester Junajtid në finalen e Romës më 27 maj, duke shpresuar se do të shpallen kampionë të Evropës.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›