E Diel, 1 Nëntor 2026

Meksika tërhiqet nga Kupa Libertadores

San Paolo refuzoi të udhëtonte në Meksikë për t‘u ndeshur me Çivasin e Guadalajaras, në 1/8 e Kupës Libertadores. Për këtë arsye, Çivas dhe San Luis (skuadra tjetër meksikane që duhej të luante me uruguaianët e Nacional) vendosën të tërhiqen nga aktiviteti. "Organizata Botërore e Shëndetit e ka cilësuar këtë vend me rrezikshmëri të lartë prej gripit të derrave", ishin fjalët e drejtorit teknik të Sao Paolos, Hoao Paulo de Hezus Lopez. Ndërkohë, vendimi për largimin nga Libertadores u bë e ditur nga presidenti dhe sekretari i Federatës Meksikane: "Lajmëruam edhe Konfederatën Amerikanojugore të Futbollit, pohuan ata. Natyrisht që do të kërkojmë një dëmshpërblim financiar për dëmet ekonomike të dy klubeve tona". Sao Paolo dhe Nacional u kualifikuan në çerekfinale pa luajtur.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›