Diego Maradona, më i miri i botërorëve
LONDER-Diego Maradona është futbollisti më i madh në histori të Kampionatit Botërorit të futbollit. E përditshmja angleze, The Times, e ka shpërblyer selektorin aktual të Argjentinës, në klasifikimin e 10 futbollistëve më të mirë në kampionate botërore.
Legjenda argjentinase kishte shënuar gol me dorë pikërisht kundër Anglisë, në çerekfinale të Botërorit 1986, por kjo nuk i ka penguar anglezët që ta votojnë si më të mirin e të gjitha kohëve. Madje, FIFA këtë gol kontrovers e kishte zgjedhur si “goli i shekullit”, edhe pse nuk kishte të bënte fare me fair-play.
Pa dyshim, Maradona e meriton të prijë në ‘Top-Ten’. Edhe pse realizoi vetëm 8 gola në 21 ndeshje në kompeticionin më të rëndësishëm botëror, ai dhuroi magji, duke e udhëhequr Argjentinën drejt sukseseve.
Edhe pse ka shënuar më shumë gola, legjenda braziliane, Pele, renditet i dyti. Ky i fundit kohë më parë thoshte se “jam lindur për futboll sikur Beethoven që është lindur për muzikë”.
Pele ka realizuar në karrierë 1284 në 1375 paraqitje, por ai shpesh është kujtuar në histori të botërorëve, për dy dështimet, në Botërorin 1970, në ndeshjet kundër Anglisë në fazën e grupeve dhe ndaj Uruguait në gjysmëfinale.
Renditja e The Times vazhdon me legjendën e paharrueshme gjermane, Franz Beckenbauer, i njohur si “Kaiser”, i cili i ka dhënë një definicion të ri pozitës “libero”.
Giuseppe Meazza, që njihej si “Peppino”, do t’u sillte fat ‘paparazzi’ të sotëm pasi i donte femrat, shampanjën, tangon dhe portën kundërshtare. Në karrierën e tij, ai i udhëhoqi italianët në Botërorin '34 e '38, por bëri edhe revolucion teke ekipi i tij, Inter.
Ai renditet në pozitën e katërt. Meazza ishte i vetmi që ia arriti t’i bënte bashkë Interin dhe Milanin për diçka: emrin e stadiumit të Milanos, që titullohet me emrin e tij, “Giuseppe Meazza”.
Ndër shënuesit më të mirë të të gjitha kohëve, si do të mund të harrohej Gerd Muller, për 14 golat e tij në botërore në 13 ndeshje? Ai e mbajti një rekord golash i cili rezistoi vetëm deri në vitin 2006, kur braziliani Ronaldo shënoi një më shumë (14 në 19 ndeshje).
Ronaldo, i cili do të kujtohet për gjëra të mira (tituj të fituar, si me Kombëtaren, ashtu edhe personal), por edhe për të këqija (lëndimet në gju, finalja e famshme e vitit 1998, por edhe për problemet në jetën private), ka përfunduar në listë i teti, pas Garrinchës (i gjashti) e Johan Cruyffit (i shtati).
Sa i përket Garrinchës, braziliani bashkë me bashkëkombësin Pele është zgjedhur dribluesi më i mirë dhe quhej “Little Bird”, derisa holandezi Cruyff ka hyrë në histori si shpikës i “futbollit total”.
Për meritat e tij është nderuar edhe Bobby Moore, anglezi i vetëm prezent në Top-Ten, në pozitën numër 9. Këtë listë me plot yje e mbyll Ferenc Puskas, i cili e udhëhoqi Hungarinë e kohës së artë (1953) për t’u bërë skuadra e parë e huaj që e fitoi këtë Kampionat në Wembley të Anglisë. Sigurisht, ky klasifikim kurrë nuk do të mund t’i bëjë bashkë mendimet e të gjithëve.
10 futbollistët më të mirë në histori të botërorëve
1) Maradona
2) Pele
3) Franz Beckenbauer
4) Giuseppe Meazza
5) Gerd Muller
6) Garrincha
7) Johan Cruyff
8) Ronaldo
9) Bobby Moore
10 Ferenc Puskas
(d.b/BalkanWeb)