E Diel, 1 Nëntor 2026

Hetimi i 100 prokurorëve, një propozim serioz - Edvini e refuzon i alarmuar

Socialistët e rrëzuan brenda 24 orëve ofertën e kryeministrit Berisha për angazhimin e 100 prokurorëve, në një hetim 3-mujor, për të gjitha indiciet që PS ka lidhur me shkeljet gjatë zgjedhjeve të 28 qershorit. Lidershipi majtist tmerrohet nga frika se hetimi do të nxirrte legjitimitetin e rezultatit të zgjedhjeve

Deputeti i Partisë Demokratike Aldo Bumçi ka shpjeguar ofertën që kryeministri Sali Berisha i drejtoi opozitës për hetimin e zgjedhjeve nga 100 prokurorë.

Ai tha se këtij grupi prokurorësh do t’i jepet mandat të hetojë për procesin e 28 qershorit dhe parlamenti do të ofroje gjithë mbështetjen e nevojshme për këtë proces. “Ky propozim ka dy elementë të rëndësishëm. E para, tregon vullnetin tonë politik se ne dëshirojmë t’i japim zgjidhje situatës. 100 prokurorët janë përveçse një vullnet shumë i qartë politik për të zgjidhur krizën, i jep përgjigjet të gjitha kërkesave publike të bëra nga Edi Rama. Konkretisht, kërkohet transparencë. Prokuroria si organ hetimor ka të drejtë të hyjë në themel të çdo çështjeje. Prokuroria si organ hetimor ka të drejtë të hyjë në themel të çdo çështjeje. Ne i po japim mandatin 100 prokurorëve, pra organit të akuzës që të hetojë të gjitha çështjet që lidhen me zgjedhjet. Përveçse akuzave që mund të bëjnë palët prokuroria mund të hetojë edhe kryesisht. Kjo ekziston për çështje ordinere dhe për çdo çështje që prokuroria mendon se ka një element për të hetuar. Atëherë, këtu i gjithë parlamenti, shumicë dhe pakicë, i jep një mbështetje organit të prokurorisë, duke përkrahur me mjete financiare dhe me çdo mjet tjetër të nevojshëm që një numër i konsiderueshëm prokurorësh, rreth 100 t’i dedikohen hetimit të zgjedhjeve dhe të hetojnë zgjedhjet në detaje në të gjitha zonat”, tha Bumçi.
Sipas Aldo Bumcit grupi i prokuroreve nuk pengon punën e komisionit hetimor parlamentar.

“çështja e 100 prokurorëve është një zgjidhje alternative që nuk e pengon komisionin hetimor. Nëse komisioni hetimor merret me çështjen a i është bërë presion administratës, nëse komisioni hetimor merret me financimin e partive politike, merret me përdorimin e media, të gjitha këto janë çështje qe i heton komisioni hetimor, jo prokuroria”, tha Bumçi.
Opozita ka refuzuar pjesëmarrjen e saj në komisionin hetimor, i cili u ngrit te premten e kaluar vetëm me votat e mazhorances.

Por Partia Socialiste ka nxituar t’i vërtetojë opinionit publik se s’ka asnjë interes për hetimin parlamentar, pasi e ka rrëzuar brenda 24 orëve, ofertën e fundit të demokratëve. Në një deklaratë për shtyp, deputeti i PS-së, Ditmir Bushati u shpreh se mazhoranca duhet të ofroj vetëm vullnetin e saj për të ngritur një komision hetimor, që nuk ndalon hapjen e kutive.

“Për sa i përket propozimit të vjetër të Sali Berishës për hetimin e zgjedhjeve nga një grup prej 100 prokurorësh, do të thosha se nuk duhen 100 prokurorë po vetëm një mazhorancë që zbaton Kushtetutën dhe nuk pengon transparencën! Transparenca e kutive dhe kontrolli i zbatimit të ligjeve është detyra kushtetuese e ligjvënësit. Nuk duhen 100 prokurorë, mjafton një komision hetimor që nuk ndalohet të hapë kutitë”, u shpreh deputeti i PS-së, Bushati.

Ndërsa Partia Republikane deklaron se socialistët duhet të jenë seriozë me ofertat e mazhorancës.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›