Valencia shet yjet
Kriza financiare e ka detyruar Valencian, të mendojë për shitjen e yjeve të saj. Këtë krizë të klubit spanjoll po mendojnë ta shfrytëzojnë klubet angleze Chelsea dhe Manchester City. I pari që pritet të largohet është sulmuesi David Villa.
Valencia do të ishte e gatshme ta shiste atë për 40 milionë funte (44 milionë euro), shkruante të hënën tabloidi britanik, The Sun. Zërat afër lojtarit thonë se Villa, që ka realizuar 121 gola në 223 paraqitje për Valencian, dhe 37 në 55 paraqitje për Spanjën, kërkohet edhe nga Barcelona dhe Real Madrid. Mirëpo, vetë futbollisti spanjoll ka deklaruar se për të ardhmen do të vendos pasi të rikthehet nga Afrika e Jugut, ku do të marrë pjesë në Kampionat Botëror me Spanjën.
“Për momentin, në kokën time është Valencia dhe Kupa e Botës. Pas Afrikës së Jugut, do të vendos se cila është rruga më e mirë. Vendimi im përfundimtar nuk do të bazohet vetëm tek paratë”, ka thënë 28 vjeçari Villa. Bashkëlojtari i tij, David Silva, po ashtu mund t’i bëjë valixhet gati. Për shërbimet e tij ka shprehur interesim Manchester United, që është i gatshëm të shpenzojë 20 milionë funte. Valencia dëshiron t’i nxjerrë të paktën 50 milionë funte nga shitja e dy futbollistëve, në mënyrë që të dalë sadopak nga kriza që e ka kapluar.
(d.b/BalkanWeb)