Wenger sulmon Cityn

Nga Express më 30 korrik 2011 në ora 19:45
Arsene Wenger nuk e fsheh hidhërimin që ka ndaj Manchester Cityt të sheikut Mansour, i cili po insiston me presion që ta blejë Samir Nasrin nga ‘Topçinjtë’.
“Janë dy kategori të klubeve: ata që shkojnë përpara me djersë, dhe ata që shkojnë përpara me benzinë. Ne shkojmë përpara me djersë”, tha Wenger për mediat angleze. Po ashtu, ai ka thënë se duhet të zgjidhet sa më shpejtë që të jetë e mundur çështja Fabregas.
“Duhet ta dimë sa më shpejtë se çfarë përfundimi do ta ketë. Cesc gjendet në mes të dy dashurive. Mund ta kuptoj këtë, por duhet ta dimë nëse mund të llogarisim në të apo jo”, shtoi Wenger.