Dielli “përvëlon” qytetarët, flusk në dermatologjinë e Fierit

Temperaturat e larta dhe ekspozimi për një kohë të gjatë nën rrezet e diellit kanë sjellë një fluks pacinetësh në repartin e Dermatologjisë në spitalin rajonal të Fierit.
Sipas mjekëve, numri i pacineteve, sidomos fëmijë dhe mosha të reja paraqiten cdo ditë me shqetësime të ndryshme që u shkaktohen në lekurën e trupit, si pasojë e djegies nga dielli përvelues.
Mjeku dermatolog në spitalin e Fierit, Ermal Sina, thotë se gjate kesaj periudhe mesatarisht ne nje dite kryehen mbi 30 raste vizitash dhe rastet më problematike vijnë nga diegie apo irritimi i lëkurës. Ai thotë se këto shenja nuk sjellin rrezikshëmri për jetën, por bezdisje për disa ditë me radhë.
Per te shmangur sa me shume rastet e irritimit te lekures nga djegiet e rrezeve te diellit apo nga infeksione te ndryshme mjeket këshillojnë për një higjenë sa më të pastër te lekures, si dhe kufizimi i daljeve te shpeshta ne diell gjate dites.