E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, rikthehet djegia e mbeturinave në Bradashesh

Djegia e mbeturinave urbane rikthehet serish ne vendgrumbullimin e komunes Bradashesh ne Elbasan. Gjate 24 oreve te fundit jane evidentuar vatra zjarri, duke mbuluar gjithë zonat e banuara me re të helmuara tymi, që clirohen nga djegia e plehrave.

Kreu i klubit ekologjik per qarkun e Elbasanit, Ahmet Mehmeti, thote se rreziku qe u kanoset banoreve nga ky fenomen është mjaft evident dhe kërkon nga komunat të ngrihet nje grup te posacem punetoresh qe të reagojne per shuarjen e zjarrit.
 

Sipas tij eshte e domosdoshme qe Ministria e Financave duhet te krijoje nje klime miqesore me biznesin ne menyre qe te eliminoje sa me mire ndotjet qe shkaktohen nga mbetjet urbane.
 

Banoret e komunes Bradashesh ne Elbasan prej vitesh jetojne ne nivele te larta te ndotjes qe shkaktohen nga subjektet e shumta industriale qe operojne ne kete zone por se fundmi, sikur te mos mjaftonte ky ndotes i larte, ata duhet te perballojne edhe djegien e herepashereshme te mbetjeve urbane, që shpesh kane shkaktuar edhe probleme te renda shendetesore tek komuniteti.  
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›