Dieta e rreptë për Zholinë, i bie të fikët në xhirime
Pas shqetësimit të kolegëve se po e tepron me dietat për t’u dobësuar, Anxhelina Zholi nuk është ndier aspak mirë gjatë xhirimeve të filmit më të ri “Salt” në Nju Jork. Sipas mediave britanike, aktorja, e cila bashkëjeton prej kohësh me aktorin Bred Pit, është detyruar të bëjë një vizitë mjekësore pas një marrje mendsh. “Kjo skenë ishte e tepërt për Anxhelinën. Ajo u rrëzua gjatë xhirimeve, duke u ankuar për frymëmarrje të ngadalësuar dhe marramendje. Të jem i sinqertë, kjo ndodhi pasi ajo xhiroi një skenë të fuqishme në të cilën vrapoi gjatë xhirimit”, - është shprehur një burim për revistën britanike “Now”. Kohë më parë u bë e ditur se aktorja po ndiqte një dietë ekstreme për dobësim, e cila shërbente për rolin në filmin e ri. Por kolegët e saj e këshilluan të hiqte dorë nga tortura e dietave, pasi ato mund të ishin të rrezikshme për shëndetin e saj, duke marrë parasysh edhe faktin që prej më pak se një viti ajo është bërë nënë.
Ben Aflek, leksione fjalësh të pista vogëlushes Violet
Mendoi të dilte me vajzën e vogël dhe për fat të keq gjithçka shkoi ters, duke mos përmbajtur dot fjalët e pista në publik. Sa keq që fëmijët kanë aftësinë t’i mësojnë shpejt dhe t’i përdorin më pas pa problem! Kjo i ndodhi aktorit Ben Aflek. Së bashku me vogëlushen Violet shkoi në një restorant meksikan. Ndërsa ishin në tryezë duke ngrënë, vajza derdhi mbi të atin pjatën me ushqim. Beni, jo shumë entuziast nga ky veprim, përdori një fjalor jo të përshtatshëm dhe për të mbrojtur të bijën foli në gjuhën gjermane. Violet, edhe pse nuk kuptoi asnjë fjalë, si një papagall filloi të përsëriste me zë të lartë çdo fjalë të të atit, aq sa tërhoqi edhe vëmendjen e klientëve të tjerë të restorantit, të cilët u habitën nga fjalët e saj. Ben Aflek, shumë në siklet, u përpoq t’ia bënte me shenjë vajzës për të mos vazhduar më tej, por pa rezultat. Përkundrazi, efekti ishte i kundërt. Gjëra që u ngjasin edhe yjeve të Hollivudit. Po ku i dihet ç’mendon bashkëshortja Xhenifer Garner lidhur me këtë episod jo të këndshëm...
7 Prill 2009