Hilton: “Do të martohem me Reinhart”
Prej vitesh trashëgimtarja e hoteleve “Hilton” njihet për tekat dhe veset e shumta, të cilat janë komentuar nga mediat e ndryshme. Këtë radhë bëhet fjalë për më shumë. Paris Hilton ka deklaruar dashurinë për partnerin e saj të ri, Dag Reinhart, duke thënë se ai është mashkulli i duhur me të cilin do të martohet.
Trashëgimtarja e hoteleve është e lidhur me aktorin e serialit “The Hills” prej disa muajsh, ndërsa së fundi ka deklaruar se një ditë do të martohet me të. “Ai do të bëhet burri im. Jemi miq të mirë dhe e kuptojmë njëri-tjetrin. Jam shumë e dashuruar dhe shumë e lumtur”, - ka thënë Hilton për revistën “E! Online”. Sipas saj, kjo lidhje është shumë e veçantë dhe e ndryshme nga të tjerat, pasi i duket sikur njihen prej kohësh. Paris aktualisht po merret me përgatitjet e sezonin e dytë të programit televiziv të titulluar “My New BBF”, në të cilin mendon të angazhojë edhe të dashurin Reinhart. “Do të më pëlqente që edhe ai të ishte pjesë e programit tim. Ai ka disa ide interesante, të cilat mendoj se do të më hynin në punë për ta bërë më interesant gjithë sezonin. Shpresoj t’ia dalim mbanë”.
7 Prill 2009