Presidenti Topi fal 37 të dënuar
Laureta Rryçi
Tiranë - Presidenti Bamir Topi dekreton faljen e 37 të dënuarve, mes të cilëve edhe nënë Feridenë, 75-vjeçaren e dënuar për kultivim bimësh narkotike. Në dekretin e tij të dytë, presidenti Topi ka përfshirë në listën e tij jo vetëm gra të dënuara, por edhe burra. Pas këtij dekreti, të 37-të të dënuarit kanë lënë qelitë orët e pasdites duke u kthyer në shtëpitë e tyre pas shumë vitesh mungese. Pas këtij dekreti ndëshkimi ligjor për ta ka mbaruar. Menjëherë pas firmosje nga kreu i shtetit, dekreti u është dërguar të gjitha burgjeve ku ndodhen dhe të dënuarit e përfshirë në listën e faljes. Kryesisht të dënuarit i përkasin një moshe të madhe mbi 60 vjeç, ku pjesës më të madhe të tyre u ka mbetur të vuajnë pak vite nga dënimi i dhënë prej gjykatave.
Dekreti
Në njoftimin e publikuar në faqen e Presidencës thuhet se kreu i shtetit ka ushtruar të drejtën e faljes për një numër të dënuarish dhe për këtë ai është mbështetur në kritere që lidhen me shlyerjen e fajit nga i dënuari dhe rehabilitimin e tij, gjendjen shëndetësore, gjininë, moshën dhe llojin e veprës penale të të dënuarit. Në bazë të dokumenteve dhe informacioneve të ardhura nga institucionet përkatëse, si dhe atyre që kërkon ligji, Presidenti i Republikës ka dekretuar faljen e plotë ose të dënimit të mbetur të dënuarve sipas dekretit numër 6122, datë 6 prill 2009. Ndërkohë mësohet se janë 37 të dënuar që falen nga kreu i shtetit ku nënë Ferideja ishte ndër të parat në listë.
Përfituesit
Sipas listës që ka dekretuar presidenti, 15 të burgosurve u është falur pjesërisht dënimi. Presidenti ka gjykuar se këtyre të dënuarve duhet t’u falej nga dënimi i mbetur nga një deri në 5 vjet. Këta të dënuar kanë përfituar përfitim të pjesshëm nga falja sipas veprave penale që kanë kryer dhe moshës që kanë pasur. Ndërsa 22 të dënuar kanë përfituar falje të plotë duke lënë qelinë deri mbrëmë. Kryesisht këta që kanë përfituar lirinë kanë qenë më së shumti gra të dënuara. Presidenti Bamir Topi është hera e dytë që tregohet më zemërgjerë për gratë e dënuara. Për herë të parë ai e ushtroi e kompetencën e tij për falje me rastin e festës së 8 Marsit, ditës së gruas. Në këtë listë u përfshinë vetëm gra. Mësohet se në Presidencë kishin mbërritur një numër shumë i madh kërkesash nga të dënuarit. Mirëpo emrat janë përzgjedhur fillimisht nga specialistët në Presidencë dhe më pas është përcjellë informacioni në burgjet ku vuanin dënimin këta të dënuar.
Lista
Të dënuarve që u është falur dënimi i mbetur
Arsime Ruko, mosha 57 vjeç, dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, me vendimin nr. 65, datë 03.03.2008, i falet dënimi i mbetur.
Aurora Breçani, mosha 22 vjeç, dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr. 76, datë 28.01.2008, i falet dënimi i mbetur.
Donika Bektash Kanaj, mosha 51 vjeç, dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin nr. 204, datë 02.06.2006, i falet dënimi i mbetur.
Feride Arif Bako, mosha 75 vjeç, dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendimin nr. 14, datë 22.01.2007, i falet dënimi i mbetur.
Floresha Veli Malaj, mosha 46 vjeç, dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin nr. 12, datë 24.01.2006, i falet dënimi i mbetur.
Gjylstane Tefik Elmazi, mosha 49 vjeç, dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, me vendimin nr. 56 P-10, datë 26.02.2006, i falet dënimi i mbetur.
Hito Nevrus Zogaj, mosha 74 vjeç, dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin nr. 260, datë 10.11.2005 i falet dënimi i mbetur.
Idajete Alush Myrtaj, mosha 64 vjeç dënuar nga Gjykata e Rrethit Fier, me vendimin nr. 140 datë 25.05.2006, i falet dënimi i mbetur.
Inxhi Xhezo Xhaferraj, mosha 48 vjeç, dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin nr. 326, date 02.12.2004, i falet dënimi i mbetur.
Lavdije Shaban Haluli, mosha 37 vjeç, dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr. 142 , datë 11.02.2008, i falet dënimi i mbetur.
Milika Mynyr Hoxhaj, mosha 51 vjeç, dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin nr. 306, datë 22.12.2005, i falet dënimi i mbetur.
Nazif Dane Lleshi, mosha 71 vjeç, dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gramsh, me vendimin nr. 59, datë 29.10.2004, ndryshuar me vendimin nr. 63, datë 28.02.2005 të Gjykatës së Apelit Durrës, i falet dënimi i mbetur.
Nikoll Pjetër Perjaku, mosha 83 vjeç, dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, me vendimin nr. 46, datë 30.07.1996, i falet dënimi i mbetur.
Nuro Sheme Gjonzenelaj, mosha 72 vjeç, dënuar nga Gjykata e Rrethit Vlorë, me vendimin Nr. 111, datë 23.03.2006, i falet dënimi i mbetur .
Qamil Dane Ferro, mosha 73 vjeç, dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendimin nr. 216, datë 28.09.2005, i falet dënimi i mbetur.
Spiro Kamber Muçaj, mosha 65 vjeç, dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me vendimin nr. 280, datë 12.07.2006, i falet dënimi i mbetur.
Shqiponja Hoxhe Bylyshaj, mosha 40 vjeç, dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin nr. 174, datë 08.05.2006, i falet dënimi i mbetur.
Shkurte Sali Kozi, mosha 61 vjeç, dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, me vendimin nr. 42, datë 23.06.2005, i falet dënimi i mbetur.
Xhevahire Sherif Velija, mosha 41 vjeç, dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin nr. 116, datë 06.06.2007, i falet dënimi me burgim.
Xhevrie Sabri Zykaj, mosha 42 vjeç, dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendimin nr. 127, datë 19.05.2005, i falet dënimi i mbetur.
Ylvije Jaup Nuredinaj, mosha 53 vjeç, dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin nr. 23, datë 01.02.2005, i falet dënimi i mbetur.
Zarife Sinan Ymeraj, mosha 61 vjeç, dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin nr. 66, datë 24.02.2006, i falet dënimi i mbetur.
Lista
Të dënuarve që u është falur pjesërisht dënimi
Abedin Spaho Reshlani, mosha 69 vjeç, dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendimin nr. 69, datë 15.02.2001, i falen 3 vjet nga dënimi i mbetur.
Ali Hider Caca, mosha 70 vjeç, dënuar nga Gjykata e Rrethit Kurbin, me vendimin nr. 32, datë 04.05.1995, i falen 3 vjet nga dënimi i mbetur.
Arsela Zhdanov Veli, mosha 29 vjeç, dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, me vendimin nr. 7, datë 05.02.2003, i falen 3 vjet nga dënimi i mbetur.
Emerli Hamit Ndreu, mosha 71 vjeç, dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr. 812, datë 19.09.2006, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.
Eglijana Patok, mosha 23 vjeç, dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendimin nr. 181, datë 16.07.2008, i falet 1 vit nga dënimi i mbetur.
Geg Shuk Ndreca, mosha 78 vjeç, dënuar nga Gjykata e Rrethit Lezhë, me vendimin nr. 37, datë 03.07.1998 ndryshuar me vendimin nr.25, datë 07.03.2000 të Gjykatës së Apelit Shkodër, i falen 4 vjet nga dënimi i mbetur.
Marash Pal Nika, mosha 75 vjeç, dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë, me vendimin nr. 18, datë. 07.03.2003, i falet 1 vit nga dënimi i mbetur.
Mersin Halit Dani, mosha 77 vjeç, dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër, me vendimin nr. 27, datë 28.02.1992, i falen 4 vjet nga dënimi i mbetur.
Nazmi Jonuz Frashëri, mosha 66 vjeç, dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendimin nr. 32, datë 02.02.2005, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.
Ndue Gjergj Gega, mosha 74 vjeç, dënuar nga Gjykata e Rrethit Kurbin, me vendimin nr. 65, datë 22.08.1994, i falen 5 vjet nga dënimi i mbetur.
Nush Lush Paloka, mosha 72 vjeç, dënuar nga Gjykata e Rrethit Shkodër, me vendimin nr. 84, datë 30.07.1994, ndryshuar me vendimin nr. 63/rishikimi, datë 05.03.1995 të Gjykatës së Kasacionit, i falet 1 vit nga dënimi i mbetur.
Riza Hysen Dani, mosha 73 vjeç, dënuar nga Gjykata e Rrethit Bulqizë, me vendimin nr. 03, datë 07.01.1999, i falen 4 vjet nga dënimi i mbetur.
Sabri Murat Dedja, mosha 77 vjeç, dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat, me vendimin nr. 21, dt. 01.03.2000, i falen 4 vjet nga dënimi i mbetur.
Sadik Bajram Nezaj, mosha 73 vjeç, dënuar nga Gjykata e Rrethit Tropojë, me vendimin nr. 80, datë 11.11.2005, ndryshuar me vendimin nr. 162, datë 30.05.2006 të Gjykatës së Apelit Shkodër, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur .
Sulejman Ymer Kasmi, mosha 74 vjeç, dënuar përfundimisht nga Gjykata e Rrethit Kurbin, me vendimin nr. 88, datë 08.12.2000, i falen 5 vjet nga dënimi i mbetur.
7 Prill 2009