Rama inspekton punimet për qendrën e re artistike
Kryebashkiaku Edi Rama ka inspektuar punimet për rikonstruksionin e ish-kinema “Dajtit”, e cila tashmë është projektuar si një qendër që do të shërbejë në të ardhmen për të plotësuar nevojat dhe ambiciet artistike të grupmoshave të ndryshme të metropolit. Qendra Multimediale pritet të jetë e pajisur me një sallë kinemaje, sallë konferencash dhe ekspozitash, sallën e fëmijëve, studio regjistrimi, laborator arti pamor, sallë muzike dhe kërcimi etj. Në anën tjetër, një vend jo më pak të rëndësishëm do të zërë libri dhe botimet, të cilat do të kenë sallën e tyre të bibliotekës dhe të leximit, me qëllim kthimin e vëmendjes së të rinjve drejt librit dhe letërsisë si vlerë dhe formim kryesor për karakterin dhe njohuritë e njeriut.
7 Prill 2009