E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkolla e Mamurrasit, atje ku nxënësit mësojnë në kushte të vështira



MAMURRAS - Afro 800 nxënës të shkollës 9-vjeçare “Besnik Syla” në Mamurras zhvillojnë procesin mësimor në gjendje të mjeruar. Shkolla, e cila mban numrin më të madh të nxënësve në këtë qytet, është drejt amortizimit të plotë. Dyert e klasave janë të dëmtuara, xhamat të thyer dhe në vend të tyre është vendosur plastmas ose copa dërrasash. Shkolla është rikonstruktuar për herë të fundit në vitin 1975 dhe që nga ajo kohë nuk është vënë më dorë për të përmirësuar sadopak gjendjen skandaloze të shkollës. Një rrezik i mundshëm për nxënësit janë prizat dhe çelësat elektrikë, jashtë çdo standardi teknik, por gjithashtu edhe tavani i shkollës në katin e parë, i cili ka pësuar plasaritje. Oborri i shkollës është i mbytur nga balta dhe nxënësit nuk mund të lëvizin lirshëm, aq më tepër të zhvillojnë orët e kulturës fizike.

Ekstradohet nga Italia, vrau e plagosi 12 vjet më parë në atdhe

TIRANË - Një shtetas i dënuar për veprën penale të vrasjes është ekstraduar nga Italia. Policia e shtetit bëri të ditur se para dy ditësh nga Interpol Roma është arrestuar shtetasi shqiptar Besim Doku, 49 vjeç, lindur në Laknas të Tiranës. Doku u ekstradua nga Torinoja në drejtim të Tiranës pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me Vendimin Nr. 692, datë 25.06.2004, e ka dënuar këtë shtetas me 23 vjet burg për veprat penale “Vrasje me paramendim në bashkëpunim. Besim Doku, me ndihmën edhe të Artur Dokut, ka vrarë me armë zjarri shtetasin shqiptar Ilmi Çuka dhe ka plagosur shtetasin Dalip Çuka (vëllain e viktimës) për motive që policia i ka konsideruar të dobëta. Pas krimit, Besim Doku është larguar në drejtim të Italisë dhe është gjykuar në mungesë nga Drejtësia shqiptare.

7 Prill 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›