Dieta ekstreme e Zholisë shqetësohen kolegët
Aktorja e famshme Anxhelina Zholi kohët e fundit është zotuar të mbajë një dietë ekstreme, e cila do të bëjë që ajo të dobësohet 10 kg për vetëm 21 ditë. Kolegët që e rrethojnë Anxhelinën kanë shprehur shqetësimin e tyre për shëndetin e aktores dhe janë shprehur se kjo dietë është e rrezikshme për shëndetin e saj. Zholi ndërkohë po pret të fillojë xhirimet e filmit të ri “Salt”, për të cilin synon të dobësohet rreth 10 kg për 21 ditë. Dieta është e përbërë nga një përzierje lëngu limoni, speci të kuq dhe shurup pane. Zholi duket shumë e zbehtë dhe pjesëtarët e tjerë në xhirime janë të shqetësuar se aktorja mund të dëmtohet gjatë provave për shkak të kilogramëve që po humbet. Zholi do të interpretojë rolin e një oficereje të CIA-s, që maskohet si spiune ruse. Kohët e fundit aktorja është vlerësuar si nëna më seksi e Hollivudit.
25 Mars 2009