E Diel, 1 Nëntor 2026

Kadare: “Po të mos i pranoja komunistët, do të dënohesha si agjent francez”

Shkrimtari ynë i madh ka deklaruar për një gazetë zvicerane se ai nuk hyn tek autorët e politizuar

Shkrimtari shqiptar, fituesi i parë i çmimit ndërkombëtar të letërsisë “Man Booker Prize”, Ismail Kadare, ka thënë mes të tjerash në një intervistë të dhënë për një gazetë zvicerane, se ai vetë nuk hyn te shkrimtarët e politizuar, sikundër mund ta akuzojnë apo të mendojë ndokush: “Kur kemi të bëjmë me një letërsi të vërtetë, të shqetësimeve të thella, nuk ka vend të flasim për shkrimtarë të politizuar”, – thotë Kadareja. Përveç kësaj, shkrimtari pohon se letërsia e tij nuk është aspak më tepër e politizuar nga antikiteti grek, duke shtuar se “kush është shkrimtar, bëhet i tillë në çdo lloj regjimi”. Suksesi ndërkombëtar që në atë kohë erdhi për veprën e Kadaresë, bëri që shkrimtari të fitonte mbrojtje dhe privilegje ndër të tjerë, por Kadareja tregon se në anën tjetër ishte i survejuar. “Jam i mendimit se nuk i përkas kategorisë të shkrimtarëve të politizuar dhe nëse isha në Partinë Komuniste, ata më donin jo se kisha bindje politike, por për t’i treguar botës që ky shkrimtar është komunist, dhe jo borgjez. Nëse nuk do ta pranoja Partinë Komuniste, do të kthehesha në një viktimë. Por, pa më thoni ju, a ka logjikë që të vetëshkatërrohesh pa asnjë arsye?!... Pastaj, jam i bindur që ata do të ma sajonin ndonjë gjë dhe do të dënohesha si agjent i Francës”.

25 Mars 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›