E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ema Roberts, e zonja si hallë Xhulia



Në momente të caktuara mbiemri luan rol vendimtar. 17-vjeçarja Ema Roberts, prej disa muajsh është perla e fundit e një familjeje të njohur: ajo është vajza e aktorit Erik dhe mbesë e Xhulia Robertsit. Por nuk mund të mjaftohemi me kaq. Ema ka ide të qarta: “Kur më duhet të aktroj nuk këshillohem me babanë apo me hallën”. Vajza duket se po rritet dhe në “Lymelife”, që do të dalë në SHBA, do të tregojë tiparet e saj më seksi. Karriera e saj filloi kur ishte vetëm 10 vjeçe dhe mban mbi shpinë një sërë rolesh të rëndësishëm filmash, mes të cilëve në “Spymate” (2006) dhe “Nancy Drew” (2007). Tashmë Ema është gati të vijë me “Lymelife”, një film që flet për vitet ’70, në të cilin rrëfehen rreziqet e “ëndrrës amerikane” të para me syrin e pafajshëm të një djaloshi. Filmi është prodhim i Martin Skorcese dhe drejtohet nga regjisori Derik Martini. Do të dalë në Shtetet e Bashkuara në muajin prill, duke shfaqur anën më provokuese të Roberts. Në një skenë, Ema, gjatë një takimi në kishë, josh Rori Çuklinin dhe e bind atë të largohen. Të dy marrin një shishe verë dhe struken në dhomëzën ku rrëfehen mëkatarët. Atmosfera bëhet menjëherë e nxehtë. Ajo zhvishet dhe i thotë ta shikojë, por kur ai tenton të zgjasë duart, vajza merr nën kontroll situatën: “Të thashë ‘shiko’ pervers!”
Në këtë film Emës iu desh të interpretonte edhe skenën e parë të seksit. “Kur pashë atë që ishte xhiruar, nuk munda të shikoja më tepër: u çova dhe u largova menjëherë”, - rrëfen për revistën “GQ” Ema, e cila, përveç intervistës, ka falur edhe disa poza seksi. Nuk na mbetet tjetër veçse të presim filmin për të gjykuar nëse e mbesa është më e zonja se hallë Xhulia.

25 Mars 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›