Dietat, në 90 për qind të rasteve dështojnë
Të ngrejë dorën kush ka qenë ai person që të paktën një herë në jetë nuk ka mbajtur dietë. Në një darkë miqsh apo në ndonjë mbledhje pune, kjo pyetje do të shkaktojë debate aq të shumta, sa të gjithë do të fillojnë të shkëmbejnë "recetat" e tyre magjike, që i kanë bërë të kthehen në formë perfekte, edhe pse për një kohë të shkurtër. Tani le ta ngrenë dorën ata që pasi kanë ndjekur një dietë, janë kthyer te pesha e mëparshme trupore. Numri i duarve të ngritura do të jetë thuajse i njëjtë. Sepse sot është zyrtare. Studimet e ndryshme kanë konfirmuar se në 90 për qind të rasteve, dietat nuk na dobësojnë. Ata që kanë arritur të provojnë statistikisht se regjimet dietike, sidomos ato më të ashprat, nuk janë përgjigjja e duhur për ata që janë në mbipeshë, janë një grup kërkuesish nga Universiteti i Kalifornisë në Los Anxhelos, që kanë analizuar 31 studime shkencore, ku kanë ndjekur për një kohë të gjatë pacientët në dietë. "Fillimisht çdo lloj regjimi dietik çon në një reduktim nga 5-10 për qind të peshës", thotë Traci Man, koordinator i kërkimit. "Por brenda një kohe të shkurtër, kilogramët jo vetëm që rikuperohen shumë shpejt, por shtohen edhe të tjerë". Përqindja është e ndryshueshme, duke shkuar edhe në 5 kilogramë më shumë se pesha fillestare. Në mënyrë paradoksale, kush nuk ka ndjekur ndonjë dietë shton më pak në peshë gjatë një harku kohor prej dy vjetësh, se sa ata që kanë ndjekur një program për të reduktuar ushqimin. Shembullin më të mirë të dështimit të dietave e ka ofruar prezantuesja e njohur amerikane, Oprah Uinfrej, që përpara miliona spektatorëve amerikanë ka deklaruar se tani peshon 92 kilogramë dhe shumë prej veshjeve nuk i bëjnë më. Dhe të mendosh se dietat me bazë boronicash, kërpudhash dhe angjinaresh që i kishte këshilluar dietologu i saj, Bob Gren, në 2005-ën, e kishin bërë të peshonte 70 kilogramë. Oprah ka treguar se tashmë ka hequr dorë nga dietat, pasi sa herë që ka vendosur t‘i ndërpresë, ka arritur të shtojë më shumë. Si për shembull në vitin 1992, kur arriti 110 kilogramë. Një problem ky i saji, që reflekton problemin e miliona amerikanëve, ku më shumë se 65% e tyre vuajnë nga mbipesha, ndërsa 34 për qind janë obezë. Mes specialistëve janë të shumtë ata që theksojnë se dietat "janë vetëm gënjeshtra, sepse askush nuk ka parë njerëz që për një kohë të gjatë të ruajnë formën e arritur pas një diete. Ata deklarojnë duke denoncuar shpenzimet prej miliona eurosh në ‘biznesin‘ e madh për të pasur formë trupore perfekte". Për më tepër, me shpejtësi marramendëse është hapur edhe lajmi se dietat dobësojnë organizmin, e bëjnë më të prekshëm ndaj viruseve dhe gjendjeve gripale. Elizabet Gardner, imunologe e "Michingan State University", ka provuar se minjtë që i janë nënshtruar një diete hipokalorike, edhe pse marrin dozën e duhur të vitaminave dhe mineraleve, kanë më shumë probabilitet të ngordhin, sepse nuk prodhojnë sasinë e duhur të qelizave "killer", të nevojshme për të luftuar infeksionet. Ndaj, nëse vendosni të mbani një dietë, është më mirë ta shtyni për në ditët e ngrohta të vitit.
Por, përse dietat nuk funksionojnë?
"Jetojmë në një shoqëri ku mbizotërojnë të gjitha llojet e ushqimeve nga njëra anë dhe kulti i veshjeve me masën 40 nga ana tjetër. Ekziston tundimi për të provuar çdo lloj kënaqësie ushqimore dhe detyrimi për të treguar një imazh që na kënaq, sikur trupi tregon gjithçka për ne", thotë drejtoresha e qendrës për dietat dhe ushqyerjen në spitalin milanez të Niguardas, Gabriela Gentile. "Për t‘i bërë dietat të funksionojnë, duhet përshkruar një program që parashikon aktivitetin fizik dhe një mënyrë të ushqyeri që të zvogëlojë hyrjet dhe të rrisë konsumin për të sjellë ekuilibrin metabolik. Pa lënë pas dore aspektin psikologjik, që do të thotë të jesh i ndërgjegjshëm për domethënien e ushqimit, për të mos e përdorur si antidot të ankthit, mërzitjes dhe stresit". Për këtë, ndihma nuk mungon: që nga propozimet e shoqeve për të ndjekur dietën magjike e deri tek ofertat e ndryshme në internet, ku përfshihen lloj-lloj manualesh apo librash. Pastaj, me dhjetëra pilula, çajra, apo këshilla për të eliminuar ushqime të ndryshme. "Janë mashtrime. Nëse ti vendos të heqësh dorë nga buka, apo nga brumërat në përgjithësi, dhe nëse kjo sjell rënien nga pesha, nuk do të thotë se je dobësuar sepse ke hequr dorë nga këta përbërës, por sepse organizmit i mungojnë disa elementë të rëndësishëm", saktëson Gentile. Rezultati i viteve të tëra dietë është dobësimi i metabolizmit. Me pak fjalë, një dietë hipokalorike me 1200 kalori të bën të dobësohesh menjëherë, por nëse vendos të hash si më parë, 1600-1800 kalori, organizmi që ishte përshtatur për të ngrënë pak ushqim i akumulon kaloritë e tepërta në formën e dhjamit. Ajo që e certifikon vështirësinë për të rënë nga pesha është edhe një model matematikor i zbuluar nga "Massachutes General Hospital". Dihej që më parë se pesha trupore tenton të qëndrojë e pandryshueshme, pavarësisht dietave, sepse metabolizmi u reziston ndryshimeve. Tani, duke analizuar sinjalet neuro-endokrine të kontrolluara nga leptina, autorët e studimit kanë parë se kur nivelet janë të larta, organizmi nuk arrin të djegë energjitë dhe të dobësohet. Vetëm nëse hormoni zbret nën një kufi të caktuar, trupi arrin dhe mban në rrjedhën e kohës humbjen e peshës. "Trupi nuk i duron dietat, përshtatet për pak dhe pastaj vendos në veprim sindromin e mungesës së ushqimit, që çon në fitimin e peshës së humbur", shton Rafaele Ruaço, përgjegjës i departamentit për problemet me ushqimin në spitalin e Peruxhias. "Duhet ndryshuar krejtësisht mënyra e të menduarit, sepse ekziston një lidhje e fortë mes trupit dhe mendjes dhe shpesh është administrimi i keq i emocioneve ai që përcakton dështimin e dietave". Rosi propozon të braktiset teoria e llogaritjes së kalorive në favor të metodës molekulare, e cila merr në konsideratë molekulat ushqyese që përmbajnë ushqimet dhe ato të absorbuara nga organizmi. "E vetmja që funksionon është ajo e cila mund të mbahet në rrjedhën e kohës: duhet të jetë e përshtatshme dhe e studiuar sipas personave", tregon një prej kërkuesve në Universitetin e Miçiganit. "I rëndësishëm është edhe aktiviteti fizik. Të lëvizësh, forcon metabolizmin dhe rrit masën muskulore". Një stil jetese aktiv me të paktën 20-30 minuta ecje në ditë është një nga faktorët për të mbajtur një raport të mirë me peshoren. "Por jo vetëm kaq. Një dietë e mirë është edhe ajo ku njeriu shijon të gjitha emocionet që vijnë nga ushqimi", rekomandojnë dietologët. Sipas tyre, nuk duhet të jemi të fiksuar te tabelat dhe numrat, por të shijojmë ushqimet hipokalorike, pa humbur alegrinë. Sepse, shpesh sforcimit për t‘u dobësuar i shtohet edhe ai i ndryshimit të zakoneve. Është shumë mirë nëse evitohen dietat vetëm me një ushqim, ose me bazë produktesh ekzotike dhe të kushtueshme. "Të ndryshosh zakonet ushqimore që ke ndjekur për vite me radhë, nuk është e lehtë. Për të pasur sukses, duhet të fusësh doza të reja dhe ushqime të reja, por në mënyrë graduale dhe pa sforcim", përfundon një specialist në shkencat e ushqyerjes.
Vip-at, më të fiksuarit pas dietave
Sindi Krauford pi pak uthull para darkës, Anzhelinë Zholi ushqehet vetëm me sushi, Xhenifer Lopez nuhat vaj qitroje, ndërsa Demi Mur ha vetëm gjalpë kikirikësh dhe mollë. "Sekreti më i madh që kam mësuar është se artistet nuk ndjekin asnjë lloj diete: hanë ushqim normal, por nuk e ekzagjerojnë", thonë një dietologe amerikane, e cila tregon se pati dëshirë të zbulonte gjithçka rreth asaj që bëjnë njerëzit e famshëm për t‘u dukur shkëlqyeshëm, që kur u martua me aktorin Xherri Dagllas dhe hyri në botën e madhe të Hollivudit. Ajo tregon se një herë u ul për të ngrënë mëngjes me Elisabet Hurlej dhe u çudit teksa e shihte të hante vetëm proshutë dhe vezë. "Sallatë për drekë dhe darkë e lehtë në mbrëmje", i kishte shpjeguar aktorja. Eh, sepse sekreti i vërtetë, sipas bukurive hollivudiane, është pikërisht ai për të mos hequr dorë nga asgjë. Mishel Fajfer ndonjëherë ha shpesh ushqim meksikan dhe kek, pa e vrarë mendjen shumë për kaloritë. Supermodelja Sindi Krauford këshillon me çdo kusht të gëlltitësh pak uthull para ngrënies, kjo sepse të heq oreksin, ndërsa sipas Anxhelina Zholisë dhe Xhenifer Anistonit, përkatësisht gruaja dhe ish e fejuara e Brad Pitit, sushi është ushqimi ideal me pak kalori dhe me shumë vitamina, që ndihmon edhe në uljen e kolesterolit në gjak. Xhenifer Lopez nuhat vaj qitroje, sepse stimulon enzimat e zorrëve, duke mundësuar kështu humbjen e peshës dhe oreksin. Po Demi Mur? Sekreti i saj për të qenë gjithmonë në formë, meqenëse ka në krah edhe një bashkëshort shumë më të vogël se vetja, është se ajo i kënaq dëshirat e papritura të ëmbëlsirave, duke ngrënë gjalpë kikiriku dhe mollë. Mes sekreteve më të thjeshta për të rënë nga pesha, është ajo e të larit të dhëmbëve menjëherë pas vakteve, ashtu siç bën Methju Mekonaugej.
Të gjitha të ndryshme, asnjëra nuk bën mrekullira
Ka nga ato që rezistojnë prej 40 vjetësh, si për shembull dieta Atkins, apo ato më të rejat, mes të cilave ajo e kosit, shegës, rrushit apo supës. Pa përmendur këtu dietat më të çuditshme që gjenden sot në internet, shpesh të shoqëruara me suplemente ushqimore, barëra dobësuese dhe produkte të tjera të pakontrolluara.
Ja disa nga dietat më të përdorura në botë, ku me pak fjalë mund të themi: të gjitha të ndryshme, por asnjëra nuk bën mrekullira
Dietë Sears
Çfarë është
E shpikur nga Berri Sear, bazohet në ekuilibrin mes ushqimeve dhe hormoneve, në veçanti eicosanoideve. Objektivi është të përdoren ushqimet si ilaçe për të promovuar prodhimin e eicosanoideve të mira.
Pika e dobët
Vihet re një zhbalancim i madh në përmbajtjen proteinike dhe ka mungesë karbohidratesh. Ndërkaq, propozon kombinime jo të përshtatshme ushqimesh: djathë dhe krem karamele për mëngjes.
Dieta e kosit
Çfarë është
Një tjetër dietë vetëm me një ushqim. Ajo me bazë kosin është një nga dietat më të përdorura dhe me një reduktim të kalorive të nevojshme për nevojat e përditshme energjetike.
Pika e dobët
Është e pamundur të mbahet për shumë ditë. Me të njëjtin parim mund të shpiket një numër i pafund dietash për t‘u dobësuar, nga ajo e salsiçes, tek ajo e vezëve.
Dieta e supës
Çfarë është
Për çdo vakt hahet vetëm një lloj ushqimi: perime dhe supë. Kjo dietë është krijuar nga një kardiokirurg amerikan për obezët që kishin probleme me zemrën.
Pika e dobët
Është një dietë që bazohet vetëm në një lloj ushqimi. Bashkë me kilogramët, trupi humbet edhe kalium, kalcium, magnez dhe sigurisht energji.
Dieta e ndarë
Çfarë është
Ka si rregull kryesor të sajin që të mos lidhë karbohidratet dhe proteinat në të njëjtin vakt, sepse këto ushqime ndikojë në shtimin e peshës.
Pika e dobët
Kjo lloj ndarjeje është tërësisht e gabuar, sepse organizmi ka nevojë të marrë në të njëjtën kohë të gjithë përbërësit ushqimorë, për t‘i përdorur më mirë.
Dieta e pikëve
Çfarë është
Çdo ushqimi të caktuar i vihet një numër pikësh dhe gjatë gjithë ditës nuk duhet kaluar një numër i caktuar pikësh. Ushqimet me pikë më të ulëta janë ato që mund të përdoren më shumë.
Pika e dobët
Është një dietë tipike, me një përmbajtje të lartë proteinash dhe pak karbohidrate.
Dieta Atkins
Është prezantuar në vitet ‘70 nga një kardiolog dhe ka përmbajtje të ulët karbohidratesh. Përjashton bukën, makaronat, orizin e drithërat, dhe lejon përdorimin e mishit.
Pika e dobët
Është mbretëresha e dietave të çekuilibruara. Sjell rrezikun e një teprie proteinash me origjinë shtazore dhe bazohet në një sasi shumë të vogël të frutave dhe perimeve (doktor Atkins, kur vdiq, ishte obez).
Dieta e ushqimeve të gjalla
Bazohet te produktet e gjalla, sepse, sipas saj, gjatë gatimit humbasin të gjitha proteinat, vitaminat dhe mineralet. Nuk përfshin mishin.
Pika e dobët
Si të gjitha dietat ekstreme, mund të jetë e dëmshme. Nuk është e lehtë të mbulosh nevojat proteinike gjatë një dite. Redukton në maksimum karbohidratet komplekse. Shumë fibra mund të çojnë në inflamacionin e zorrëve.