Një hormon frenon karrierën e femrave
Ky studim është paksa provokues dhe ka ndezur shumë debate në botë. Ai thekson se meshkujt dhe femrat nuk janë të ngjashëm me njëri-tjetrin dhe se mosbarazia gjinore për sa i përket suksesit, punës, karrierës e pasurisë, është "pjellë" e një "mutacioni biologjik" mes meshkujve e femrave dhe jo e mosbarazisë historike e kulturore që ekziston prej shekujsh. Është një diferencë hormonale e rrënjosur thellë në tru, që femrat janë më shumë të prirura të zgjedhin drejtime dhe realizime shoqërore, të cilat i bëjnë më të lumtura, por fatkeqësisht i lënë jashtë portave të suksesit.
Mbi temën në fjalë, një psikologe kanadeze sapo ka publikuar librin e saj, që titullohet "Paradoksi i gjinive". Libri ka ndezur një debat të fortë për mosbarazinë e universit mashkullor me atë femëror, që dukej se ishte "varrosur". Nëse suksesi në punë do të pasqyronte rezultatet e shkollës, atëherë është e sigurt se sot femrat do të qeverisnin botën. Por pse atëherë ndodh pothuajse gjithmonë e kundërta?
Duke u nisur nga kjo pyetje, psikologia në librin e saj të diskutueshëm, i konsideruar në SHBA një manifestim neo-konservator, kërkon t‘i japë përgjigje një prej kontradiktave më të forta të ditëve të sotme. Kudo në botë femrat i kanë lënë gjithmonë pas meshkujt si për nga numri i diplomave, ashtu dhe nga rendimenti shkollor. Ato kanë ushtruar profesione të vështira si kirurgjia dhe inxhinieria. Por edhe pse kanë arritur majat, e kanë ndalur hapin para një fakti shumë të rëndësishëm: fëmijëve. "Tani mjaft, do të kthehem në shtëpi. Dua të rri me fëmijët e mi". Këto janë fjalët e të gjitha nënave.
"Pjesa më e madhe e femrave në Perëndim punojnë. Por gratë që kanë talent, që janë totalisht të lira dhe që gëzojnë çdo të drejtë zgjedhjeje, nuk ndjekin të njëjtat rrugë profesionale si meshkujt që i rrethojnë. Edhe pse tashmë janë bërë profesioniste, ato nuk sillen si klone të meshkujve. Duke arritur në këtë pikë, kam pyetur veten se çfarë do të ndodhte nëse politika dhe të gjitha programet do të liheshin mënjanë për të pyetur shkencën...", shkruan psikologia.
Kështu, duke u mbështetur te disa teori të forta në Amerikën e viteve ‘60 dhe te zbulimet e neuroshkencës, psikologia pohon se një pjesë e mirë e jetës së femrave "komandohet" nga një hormon, oksitocina, "që shfaqet gjatë lindjes dhe prodhimit të qumështit, seksit dhe përqafimeve, gjithashtu edhe kur kujdesemi për të vegjlit". Ky është një hormon që e shtyn gruan të jetë më e ndjeshme ndaj të tjerëve, të kuptojë më mirë gjendjet e tyre shpirtërore dhe emocionet, të tërhiqet drejt profesioneve "me angazhim të fortë social" dhe sidomos nga një mori objektivash. Pra është dëshira për të bashkuar punën dhe familjen, gjërat publike dhe ato private, pasionet dhe detyrat. Pikërisht kjo është ajo përzierje ndjenjash prej të cilës shumë prej tyre nuk dëshirojnë të heqin dorë, por e paguajnë duke lënë përgjysmë një karrierë apo angazhim shumë të rëndësishëm.
Natyrisht që është e vështirë të mendosh se e gjithë kjo pabarazi vjen nga një hormon. Mesatarisht femrat fitojnë 9 për qind më pak se meshkujt, edhe pse ushtrojnë të njëjtin profesion. Përqindja e femrave që punojnë është 46,6%, ndërsa e meshkujve 70,7%.
Gjithashtu është i vërtetë fakti se në punë femrat kërkojnë alternativa të ndryshme, zgjedhje të reja dhe e refuzojnë idenë për të ndjekur shembullin e meshkujve në punë, si shansin e vetëm për të bërë karrierë.
Në librin e psikologes, "Paradoksi i gjinive", në kapitullin më interesant, "Braktisni anijen", janë shkruar disa histori të femrave të suksesshme, të cilat kanë zgjedhur diçka tjetër për t‘u ndier mirë dhe për të qenë vetvetja.
Libri
Duke u bazuar te disa studime të rëndësishme, psikologia kanadeze ka arritur në përfundime të cilat kanë ndezur shumë debate. Nëse femrat bëjnë më pak karrierë se meshkujt, nuk është çështje zgjuarsie, por problem i oksitocinës, hormonit të lindjes, i cili i "detyron" ato të bëjnë zgjedhje të ndryshme