E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pala greke në grevë, bllokohet edhe Kapshtica

Pas grevës së djeshme në Kakavie prej tre orësh, greva e policisë greke të kufirit me Shqipërinë ka vijuar sot edhe në pikën e Kapshticës. Kështu nga  pala greke është bllokuar aktiviteti i qarkullimit të automjeteve drejt tokës shqiptare dhe kjo për shkak të një greve të paralajmëruar nga autoritetet disa ditë më parë. Burime policore nga kjo pikë bëjnë të ditur se greva është 24- orëshe dhe do të fillojë puna ditën e nesërme në orën 7 të mëngjesit. Lëvizja është mundësuar vetëm për personat këmbësorë, ndërsa lëvizja me automjete sot nuk ka qenë e mundur. Duke qenë se njoftimi është bërë disa ditë më parë edhe radha e makinave sot ka qenë e pakët.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›