E Shtunë, 31 Tetor 2026

Difekt elektrik, spitali pezullon vizitat

 

Nje difekt elektrik ka lene 3 lagje te qytetit te Lushnjes pa energji dhe ka detyruar sipatlin te pezulloje vizitat.

LUSHNJE- Një difekt i energjisë elektrike ka lënë tre lagje të këtij qyteti pa drita. Por ajo që ka qenë më e rëndë është se si pasojë e difektit ka ngelur pa energji elektrike edhe Spitali Rajonal i Lushnje, i cili është detyruar të pezullojë vizitat e pacientëve. Ende nuk dihen shkaqet e vërteta të difektit i cili ka lënë për 13 orë 3 lagjet e qytetit pa energji. Megjithatë mednohet se ka pasur difekt në një nga nënstacionet, por ndërkohë po punohet për ndreqjen e tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›