Policia në kërkim të personave që grabitën biznesmenin
Autori i grabitjes së biznesmenti Sulo Shehu, është vënë në pranga. Policia ka arritur në bashkëpunim me Forcat e Ndihmës së Shpejtë të ndalojë Armando Mucin, 37-vjeçarin, që terrorizoi familjen Shehu ne vitin 1998. Megjithatë Policia në bashkëpunim më Prokurorinë e Vlorës ka intensifikuar hetimet duke i shtrirë ato në drejtim të identifikimittë bashkëpunëtorëve në vjedhjen me armë të banesës së biznesmenit Sulo Shehu. Armando Muçi akuzohet se e ka kryer vjedhjen e 1 miliard e 700 milion liretave në bashkëpunim me persona të tjerë. Policia po punon për kapjen e të gjithë autoirëve të aktit criminal, të cilatë akuzohen për veprën penale të grabitjes nën kërcënimin e armës.