Rama "dialog me Shqipërinë", në Sarandë
Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama ka vazhduar rrugëtimin e tij në jugun e vendit duke u ndalur në qytetin e Sarandës. Aty ai u takua me banorët, pasi ky ka qëne synimi i Ramës të takojë njerëzit kudo ku ata jetojnë dhe t'u bëjë thirrje për t'u bashkuar me Opozitën për të ndryshuar realitetin e Shqipërisë. Ai u shpreh se 'Opozita shqiptare nuk është një Opozitë që jeton vetëm për të fituar, por jeton që me fitoren të mundë varfërinë dhe të bëjë të mundur ato gjëra që të gjithë shqiptarët i meritojnë me të drejtë'. Rama theksoi gjithashtu se politika mund të qëndrojë në këmbë dhe të rezistojë vetëm nëse trajton probleme të jetës së përditshme.