Gërdec, ish-punonjësit e fabrikës në protestë
Punëtorët e ish-fabrikës së Gërdecit jane organizuar në protestën e radhës. Ish-punonjësit e kësaj fabrike kërkojnë që të dëmshpërblehen për tragjedinë. Përveç se kanë renditur një sërë problemesh ata kanë edhe kërkesa që këmbëngulin se do t'i shkojnë deri në fund. Këta punonjës kërkojnë një sqarim nga institucionet përkatëse për sigurinë në punë, pasi ata pohojnë se kanë nënshkruar kontratë. Prandaj në lidhje me këtë pikë ata duan që t'u sqarohet se si do të veprohet me ta.
Ish-punëtorët e fabrikës që shpërtheu në 15 mars duke sjellë një tragjedi të madhe janë të vendosur se do t'i shkojnë deri në fund protestës derisa të marrin përgjigje.