NYT: Paratë e Armëve tek zyrtarët shqiptarë
Aksidenti ndodhi. Por kur në këtë fabrikë punonin gra e fëmijë. Shumë afër fshatit të tyre çmontoheshin mijra fishekë e atelieri. Kjo katastrofë nuk mund të quhej thjesht një aksident. Shpërthimi që ndodhi muajin e kaluar në Gërdec, hapi një krater më shumë se 30 metra dhe vrau 26 persona. “Dukej sikur fluturoje”- thotë Razije Telhai, 48 vjeç, e cila thotë se është shtyrë 15 metra nga forca e shpërthimit.
Shqiptarët tani kërkojnë siguri. Si mundet që një fabrikë kaq e rrezikshme të ndërtohej aq afër aeroporit, aq afër fshatit dhe jo shumë larg nga Tirana.
Ditën e premte, ish-punonjës të fabrikës kanë filluar demonstratat duke kërkuar kompensim për pagat, dhe shpërblimet e prapambetura. Deri tani ata kanë marrë secili nga 1 300 dollarë.
Familjet e viktimave shprehen se qeveria nuk po bën asgjë për të siguruar familjet e tyre. “Ne nuk kemi asnjë mbrojtje, nuk ka drejtësi” – tha Gëzim Cani, 23 vjeç, i cili u kthye nga Italia pas shpërthimit.
Në valën e tragjedisë, ministri i mbrojtjes jep dorëheqjen ndërkohë që Kryeministri, Sali Berisha është nën presion nga familjet e dëmtuara dhe opozita.
Janë ngritur një sërë pikëpyetjesh midis shqiptarëve për qeverinë dhe korrupsionin që ka pllakosur vendin, një problem i dokumentuar prej kohësh por ndoshta asnjëherë kaq ilustruar në mënyrën më makabre të mundshme.
Sipas një studimi të bërë nga një grup i ushtrisë me bazë në Gjenevë, gjatë shtatë viteve të fundit ka patur një sërë shpërthimesh nëpër depo në gjithë botën.
Grupi ka dokumentuar 153 të tilla midis viteve 1995 dhe 2007, dhe sipas tyre ndoshta ka patur edhe shumë të tjerë të padokumentuar. Këto shpërthime kanë vrarë mbi 2 575 njerës.
Ajo që ndodhi në muajin Mars në Shqipëri nuk ishte thjesht një incident. Punonjësit që punonin aty ishin marrë në punë nga vetë kompanitë qeveritare. Ata bëni cmontimin e municioneve të cilat paketoheshin dhe shiteshin.
Qeveria e SHBA-së, tani një mbështetës i palëkundur i Shqipërisë, ka ndihmuar nënshkrimin e kësaj kontrate në këmbim të dërgimit të trupave në Irak dhe Afganistan.
Korrikun e kaluar, me një fond prej 50 milionë dollarës, të dhëna nga Amerika, Shqipëria shkatërroi rreth 16 ton armë,Por SHBA ka shpenzuar më shumë se 2 milionë dollarë për shkatërrimin e armëve të kalibrit të vogël deri në vitin 2007.
Por Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë tha javën e fundit se edhe pas shumë muajsh punë në Gërdec, janë demontuar 100 000 ton municione, nga të cilat vetëm 10% e tyre janë përdorur për ushtrinë amerikane.
Para se të ndërtohej fabrika e Gërdecit, në Shqipëri ekzistonin dy fabrika shtetërore të ngritura për këtë qëllim por që kanë dalë jashtë përdorimit.
“Ne donim që armatimet të demontoheshin shpejt, dhe me fabrikat e vjetra do të duhej një kohë shumë e gjate” – tha Gazmend Oketa, tani ministër i Mbrojtjes, në zyrën e tij të punës ku dallohet edhe një flamur blu i NATO-s.
Për të përshpejtuar procesin, qeveria shqiptare kontaktoi një kompani me bazë në Karoliën e Jugut, Sothern Ammunition, e cila krijoi bashkëpunim me një kompani vendase me emrin Albademil.
Kontrata e parë midis Agjencisë shtetërore të eksportit të armëve dhe kompanisë u bë për demontimin e fishekëve 7.62 milimetër. Një kontratë tjetër e nënshkruar në Dhjetor, përfshinte demontimin e municioneve më të mëdha, përfshirë dhe ato 152 milimetra.
Në një mesazh me e-mail, presidenti i Southern Ammunition, Patrick Henry, bëri të ditur nënshkrimin e kësaj kontrate. Por ai tha se kjo kontratë kishte përfunduar po në muajin Dhjetor, dhe se ai nuk ishte i përfshirë në kontratën për demontimin e municioneve të mëdha.
Ai tha se të dyja kontratat ishin transferuar te Albademil. Ai tha se punonjësit e kompanisë ishin marrë në pyetje nga FBI, por kompania sipas tij nuk është nën investigim.
Tre vetë janë arrestuar, dy nga Albademil dhe tjetri nga Agjencia shtetërore e eksportit të armëve.
Arben Prifti, avokati mbrojtës për kompaninë Albademil, tha nëpërmjet përkëthyesit se Albademil nuk është e përfshirë në çmontimin e municioneve. “Aktiviteti i Albademil ka të bëjë me skrapin, pasi bëhej çmontimi: - tha ai në një intervistë në zyrën e tij në Tiranë.
Prifti tha se Southern Ammunition ishte përgjegjëse për gjithçka nga trajnimi deri te siguria për çmontimin e municioneve.
Në e-mailin e tij, Henry tha: “Që prej themelimit tonë në vitin 1974 ne kemi punuar vetëm me armë të kalibrit të vogël”.
Kryeprokurorja Ina Rama tha në një interviste se grupi i investigimit po kërkon fakte në Gërdec dhe është në hetim për një tregti të jashtëligjshme armësh.
Neë York Times raportoi muajin e fundit se fishekët që demontoheshin në Shqipëri shkonin për ushtrinë afgane, dhe forcat e policisë pasi ripaketoheshin dhe u vendosej vula e origjinës.
Një nënkontraktor i përfshirë në përgatitjen e municioneve për Afganistanin tha se dyshonte se paratë shkonin për zyrtarët shqiptarë.
Presidenti i kompanisë që blinte municionet, Efraim E. Diveroli nga AEY Inc, kryeministri Sali Berisha dhe djali i tij janë rregjistruar në një bisedë telefonike. Nuk ka asnjë evidencë publike se aktivitetet e AEY-së janë të lidhura me shpërthimin.
Opozita shqiptare vazhdon të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit Berisha.
“Është rruga e vetme për ti hapur rrugë investigimit të tragjedisë së Gërdecit” – tha Valentina Leskaj, kryetare e grupit parlamentar socialist.
Berisha ka hedhur poshtë çdo akuzë në drejtim të tij për përfshirje në tregtinë e municioneve nga fabrika e Gërdecit. Javën e kaluar ai tha se është gati të kalojë në votëbesim në Parlament.
Të gjitha këto truke politike bëjnë të irritohen edhe më shumë të mbijetuarit nga Gërdecit. “Asnjë nuk merr përgjegjësinë të tregojë çfarë ka ndodhur” – tha Kaca. “Në fund të fundit jemi ne që po paguajmë për këtë dhe ata që e vuajmë”.