Seminar në Elbasan për etikën e gazetarit
Etika si pjesë e rëndësishme punës së gazetarit gjithmonë ka qenë një temë shumë e dabatuar në qarqet më të rëndësihme të gazetarisë.
Megjithatë në lidhje me këtë temë është mbajtur një seminar në qytetin e Elbasanit. Në këtë seminar të mbajtur në universitetin Aleksandër Xhuvaniështë folur për etikën në gazetari dhe organet e vetëkontrollit të gazetarëve në Gjermani dhe Bashkimin Evropian. Seminari ka ngjallur interes të pazakontë, i cili është shoqëruar me diskutime e shprehje mendimesh nga ana e studentëve të departamentit të gazetarisë në këtë qytet. Por në debat kanë qenë të përfshirë edhe studentët e fakulteteve të tjera si dhe pedagogë e drejtues të këtij univeristeti. Studentët kanë treguar se pavarësisht përparimet që janë bërë në vendin tonë në fushën e gazetarisë, ende mungon etika, si një pjesë thelbësorë e personalitetit të gazetarit profesionist.