E Shtunë, 31 Tetor 2026

Islami- Berisha duhet t'i qëndrojë angazhimit

 

Pas miratimit të paketës së ndryshimeve Kushtetuese nga Komisioni i Ligjeve, reagon Partia Socialiste. Kastriot Islami ka folur sot për ndryshimet kushteuese duke theksuar se kryeministri Berisha duhet të angazhohet për miratimin e paketës. Ai foli për nismat e Partisë Socialiste që do të jenë konform kërkesave Kushtetuese."Kërkuam respektimin e proceduarve dhe refuzuam amendimin për dekretet'- shpreh Islami.

Nga ana tjetër Islami foli edhe se qëndrimi i Partisë Demokratike në lidhje me zgjedhjen e Presidenit të Republikës është i dyzuar, për këtë arsye duhet që Berisha, kreu i PD-së, të shprehet kundër këtij dyzimi dhe të distancohet nga loja me dy porta.

Islami kërkoi edhe një herë se Kryemministri shqiptar duhet t'i qëndrojë angazhimit. .

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›