E Diel, 1 Nëntor 2026

Digat e kaskadës së Drinit, të sigurta

Specialistët garantojnë se mund të përballohet edhe dyfishi i prurjeve aktuale

Situata në kaskadën e Drinit paraqitet tërësisht e qëndrueshme dhe se nuk paraqitet asnjë rrezik nga digat. Kështu është shprehur Drejtori i departamentit të digave në KESH, Erjon Kalaj. Ai theksoi se situata e shkarkimeve në Vaun e Dejës është më ndryshe dhe më e mirë se në janar.
Kalaja theksoi se fundjava nuk do ketë reshje, ndaj niveli i shkarkimit do jenë i njëjtë. “Por prurjet nuk varen vetëm nga reshjet, ndaj nuk mund të deklarojmë plotësisht se situata do jetë e njëjtë”, shtoi ai.
Për sa i përket prodhimit, ai tha se gatishmëria e agregateve në kaskadë është maksimale. “Edhe pse është ulur kërkesa e tregut të brendshëm, KESH po eksporton. Situata e prodhimit është shumë e mirë”, nënvizoi ai.
Në vijim ai dha garanci të plotë për qëndrueshmërinë e digave, duke shtuar se mund të përballojnë dyfishin e prurjeve aktuale.
Sipas tij, ndërtimi i HEC-it të Skavicës do ketë shumë ndikim në gjithë kaskadën, por ndërtimi i saj do të marrë kohë.
“Skavica ka disa variante ndaj kërkon një studim të plotë. Edhe kjo mund të marrë kohë”, shtoi ai.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›