Meta: Nuk mund të zhvillojmë zgjedhje të parakohshme për qejfin e Edi Ramës

Zv/kryeministri dhe njëherazi ministër i Punëve të Jashtme, Ilir Meta shprehet se vendi nuk ka kthim pas, sic kërkon opozita, për të ngërthyer destabilitet nëpërmjet insistimit për zgjedhje të parakohshme. Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, Meta mbrojti qëndrimin e maxhorancës, duke deklaruar se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme dhe se ato do të jenë zgjedhjet e 2013. “Zgjedhjet e reja vetëm në qershor 2013, të gjithë duhet të përgatiten për këtë klimë në kohën e duhur. Kush fillon para kohe lodhet më shumë”, tha Meta. Njekohesisht kryetar i LSI-se vlersoi si pozitive futjen e opozitës në Parlament. Ai u shpreh lidhur me kërkesat e opozitës se mazhoranca ka shprehur qëndrimin e saj për cdo pretendim ligjor të PS-së.
...