E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama, në Ilegalitet: maska dhe fytyra

Triptik ekzistencial (I)

Në një metodat që kishin dhe kanë për qejf komunistët në mitologjinë e tyre është qënia konstante në ilegalitet. Ilegaliteti si një mënyrë alienimi nga gjendja ku ndodhet personi në krahasim me vendin. Një deklarimi se nuk pranoj realitetin, por duan ta transformoj -sipas konceptit marksist të shndërrimit të shoqërisë. Karl Marks shkruante citatin (e gabuar) se “është e nevojshme jo më të interpretosh botë por ta shndërrosh”, kuptohet duke prerë në besë sigurinë e borgjezisë. Ky është revolucioni permanent. Miti i luftës Nacional-çlirimtare, në versionin e historisë së partisë puniste.
Për shembull partizanët në male vetë-quheshin në ilegalitet, si formë vetë-sugjestionimi, për një kauzë më të madhe, që i ideologjia komuniste serbe i ofronte narcizistëve të orës së parë. Terrorizmi ka qenë gjithmonë në të njëjtën hulli si terrorizmi, edhe ata janë në ilegalitet. Kështu u aktivizuan celulat e konservuara të Sigurimit në mars të 1997, duke krijuar “Komitetet e shpëtimit”. Tipike formulë e ilegalizmit.
Mirëpo në doktrinën teorike të diktatorit Hoxha ishte e udhës që “partitë marksiste- leniniste (vetiu socialiste) duhet të dinë të shfrytëzojnë edhe “demokracinë” borgjeze, mundësitë që ofron puna dhe lufta legale për të përgatitur Revolucionin. Edhe kur operon legalisht, kërkohet që të bëhen veprime që i shërbejnë detyrave të revolucionit, duke e përgatitur ideologjikisht, politikisht, organizimin ushtarak të partisë dhe të masave për të fundosur borgjezinë, pa marrë parasysh atë që lejohen dhe atë që nuk lejohet nga ligjet borgjeze. Në çdo rast, në çdo mënyrë partitë e vërteta revolucionare duhet të dinë siç duhet organizimin dhe zhvillimin në luftën ilegale me atë legale, duke përdorur ato forma pune dhe ato forma revolucionare që të mos të bien në hijen e iluzioneve të legatarizmi dhe të demokracisë borgjeze”. Në të gjitha kushtet pra në të cilën gjallojnë partitë soc-komuniste “organizimi i punës ilegale është garancia më e madhe për të arritur fitoren”: Enver Hoxha “Eurokomunizmi dhe Antikomunizmi” fq.288-89. Ky ishte përkufizimi doktrinar i ilegalitetit të komunizmit shqiptar.
Mirëpo nuk përfundon këtu. Sepse totalitarizmi komunist është për të përdorur një metaforë - si një hidër, ku i pritet një kokë dhe i dalin dy të tjera.
Mbaruam duke i prerë kokat komunizmit enverist e nga procesi po ndodh hibridizimi socialist edvinist. Për motive të dobëta A-politikani Edi Rama ka marrë përsipër të mishërojë ilegalitetin me forma të reja si, banlieusard individual, proletar metropolitan, dandi Wilde-nian kinse me kravata avangardiste, por gjithsesi tepër kamufluese ndaj qëllimeve të vërteta. Edhe “radical-chic”-izmi i tij me veshje, gjeste populiste të megafonit e sëpatës, apo këndimi i këngëve hip-pop sikur të ishte gju më gju me popullin, dëftejnë për një kërkesë ilegaliteti jo më hapësinor duke u fshehur maleve, por duke fshehur mendimet revolucionare me fasada modernizmi, post-humanoide, dhe mesianimi shpëtimtar “me bukë e djathë”. Modifikimi gjenetik që diktatura atërore komuniste i ka lënë në ADN është emalimi i militantit permanent në ilegalitet. Albumi i familjes Rama ka më shumë foto me shokun Enver ose me shokun Ramiz sesa me miqtë e familjes.
Mirëpo përtej fasadës djathtas apo majtas së makiazhit mediatik, Edi Rama është
një njeri vetmitar, solipsistik, që nuk ka asnjë shok për kokë, por vetëm kokë për shokë – çka afërmendsh nuk është e njëjta gjë. Madje është vetë-deleguar si mesia i Politikës së Re, paçka se e ka përmbushur dekadën në politikë. Megjithë një akrobaci kravatash apo rrobash “dolce&gabana”, s’fshihet dot personazhi demode, i dalë nga tregu i gabit.
Kuptohet vetiu Edi Rama është një qelizë separatiste në sistemin demokratik; ai nuk kërkon ta rrëzojë sepse nuk ka njerëz, por ta përdhunojë me “popull opozitar” apo në raste me “popull socialist” rendin demokratik. Kësisoj nuk është se profilizohet si politikan, por si një ilegal cinik, në kufijtë e terroristit social; por kujdes: jo i dëshpëruar apo auto-referencial, sepse është i vetë-dijshëm që mund të mbështetet në ndasitë sociale
(p.sh: minatorët), në zhgënjimin e më të rinjve (p.sh: G99), në frustrimin e punëtorëve të papunë (shokë te ushtari i panjohur), në humbjen e komunitetit (p.sh: fenomeni Big Brother), dhe në frikën se mos humbet ajo që ke (hija e krizës).
Edvin Rama nuk është aq banal sa duket, por është i sofistikuar në galvanizimin e elementëve të sugjestionuar nga “hapja e kutive”, me po atë rezonancë të filmave të Kinostudios së Re, të tipit “Liri a Vdekje”.
Ky i fundit mbetet slogani i Politikës së Re. Ilegaliteti nuk është më i fshehtë, por duke u treguar haptazi, shfaqet rrezikshëm e me një axhendë më të fshehtë se kurrë. është një paradoks, i cili s’e fsheh dot planin pervers të ndërrimit të rendit dhe marrjen e qendrave të pushtetit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›