Digat e rrezikuara KESH Gati fondet per nderhyrje

Institucione të rëndësishme financiare kanë siguruar fondet e nevojshme për sigurinë e digave dhe hidrocentraleve të mëdha. Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka marrë përgjigje pozitive në kërkesat e bëra për të rehabilituar digat në lumin Drin.
Banka Botërore, ajo për Rindërtim dhe Zhvillim, KFW dhe qeveria zviceriane janë në pritje të kostove që do të japin specialistët e KESH. Aktualisht ndërhyrja në Koman paraqitet si më emergjente.
“Trajtimi i kanaleve të shkarkimit të Komanit ka rëndësi të madhe për të ulur rrezikshmërinë dhe për të siguruar një punë normale të Komanit dhe çështjeve të sigurisë së digës. Pritshmëria e qeverisë dhe KESH-it është të arrijë vendimin përfundimtar për masat e propozuara dhe të nisë përgatitjen e dokumentacionit për hapjen e tenderit”-tha Ëngjëll Zeqo, Drejtor i Përgjithshëm i KESH-it.
Rehabilitimi përshin punime në diga, në veprat shkarkuese të ujrave si dhe në ngritjen e sistemeve moderne të monitorimit.
Florian Papadhimitri