Fullani në Parlament: Të thellohen reformat ekonomike
Gjatë raportimit vjetor për veprimtarinë e Bankës së Shqipërisë përgjatë 2010 guvernatori Ardian Fullani bëri thirrje për një thellim të strukturave dhe reformave ekonomike si dhe orientimin e ekonomisë drejt eksportit.
Guvernatori i bankës qendrore deklaroi gjithashtu se është shumë i nevojshëm edhe një konsolidim më i madh makro-ekonomik si dhe ruajtja e stabilitetit financiar.
Ndër të tjera Guvernatori Fullani deklaroi se ky institucion ka arritur që të mbajë brenda objektivit inflacionin përgjatë vitit 2010. Ndërsa përsa i përket aktivitetit bankar në Shqipëri Fullani u shpreh se situata është pozitive pavarësisht se ka pasur një rritje të kredive të këqija.