E Shtunë, 31 Tetor 2026

METE:Bie niveli i ujit në Fierzë dhe Koman

Ministria e Energjetikës ka bërë të ditur sot në mëngjes se niveli i ujit në liqenet e Fierzës dhe Komanit ka rënë nën kuotën maksimale.
Sipas sqarimit të sotëm, niveli i ujit në liqenin e Fierzës ka rënë në 289.91 metra, ndërkohë që prurjet janë 350 metra kub për sekondë.
Niveli i ujit në liqenin e Komanit është 170.9 metra, ku prurjet arrijnë në 130 metra kup për sekondë.
Ndërkohë, niveli i ujit në Vaun e Dejës ka shkuar në 74.64 metra, ku prurjet janë 30 metra për sekondë.
METE bën të ditur se situata është e normalizuar, dhe derdhjet janë ndërprerë në të tria këto liqene.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›