E Diel, 1 Nëntor 2026

Rreth 100 biznese të vogla në Fier shpallin falimentin

Këtë e ka bërë të ditur Qendra Kombëtare e Regjistrimit të Bizneseve dhe Drejtoria e Tatim Taksave në Fier.

“Janë 100 subjekte të biznesit te vogël që kanë shpallur falimentin. Vlen të theksohet se të gjitha këto subjekte janë në listën e atyre bizneseve që do të kalojnë nga biznese të vogla në ato të mëdha”, deklaron për një nga televizionet kombëtarë, Elvis Hoxhaj, drejtor i departamentit të shërbimeve në Drejtorinë Rajonale të Tatim-Taksave dega Fier.

Kryetari i bashkisë së Fierit, Baftjar Zeqaj pati deklaruar disa muaj më parë se shumica e këtyre bizneseve do të falimentonte, pasi detyrimet janë të mëdha dhe hapësira e fitimit dhe e mbajtjes së biznesit bëhet shumë herë më e vogël dhe e papërballueshme.                                                                                             

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›