E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olli: Komisione të posaçme për vlerësimin e dëmeve

Drejtori i Emergjencave Civile shpjegon se si do to të dëmshpërblehen banorët e zonën së nën Shkodrës

Qeveria shiptare ende nuk ka të dhëna të sakta nga dëmi i shaktuar nga keqmenaxhimi i kaskadës së Drinit. Në ditën e 18 të përmbytjeve të shkaktuara në zonën e nëshkodrës, ende po punohet për përmirësimin e situatës, ku krerët e grupit ndërministror deklarojnë si sukses faktin që deri më tani nuk shënohet asnjë viktimë. Por ndërkohë mijëra sipërfaqe toke vazhdojnë të jenë nën ujë. Dëme të konsiderueshme kanë pësuar jo vetëm familjarët që janë detyruar të braktisin banesat e tyre por edhe fermerë të zonës të cilët kanë humbut të lashtat e këtij viti. Megjithatë dëmet evidente, Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme te Emergjencave deklaron se ende nuk ka një faturë të qartë humbjeve nga vërshimi i Drinit. Sipas tij, grupi i punës ende po menaxhon situatën emergjente të krijuar prej mëse dy javësh në Shkodër ndërkohe që është ende herët për të bërë bilancet e dëmeve. "Do të ngrihen komisione të posaçme në çdo fshat apo komunë të cilët janë prekur nga vështimi i ujit me përbërje të ministrive të ndryshme në vartësi të terrenit. Do të jenë pikërisht këto grupe punë të cilët do të përllogarisinë dëmet e shkaktuara nëpërmjet të cilave do të dalë dhe fatuara e dëmeve të shkaktuara",- tha dje për "Shekullin" Olli. Megjithëse, nga ajo sa deklaron ky i fundit, duket se është ende e largët dita e dëmshpërblimit të banorëve, ai ka siguruar se në këtë skemë do të përfshihen të gjitha dëmet, duke filluar nga orienditë shtëpiake e deri të humbja e gjësë së gjallë apo kompensimi i fermerëve.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›