E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë, 3 fshatra të bllokuara, Erseka dhe Mazlik 12 orë pa drita

Korçë- Pas reshjeve intensive të borës së skajin juglindor të vendit kanë mbetur të bllokuara tre komuna të thella malore. Aktualisht atje gjenden makinat borëpastruese që po punojnë për hapjen e rrugëve rurale që lidhin këto zona me qytetin e Korçës.

Ndërsa mësohet se të gjitha rrugët nacionale janë të kalueshme. Persa i përket rrugëve rurale të bllokuara permendim akset: Gurë-Shqipe në Korçë, rruga e fshatit Zejçan në Pogradec dhe rruga turistike në Dardhëz.

Por ky nuk ka qenë i vetmi problem për qarkun e Korçës, qyteti i Ersekës dhe komuna Mazlik kanë ndenjur plot 12 orë pa energji elektrike. Shkak janë bërë defektet në rrjet dhe në shtyllat e tensionit të lartë. Kështu të paktën raporton OSSH-ja.

Në qytetin e Korçës trashësia e dëborës është 18 cm, ndërsa në fshatrat malorë trashësia ka shkuar në rreth 50 cm.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›