E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministria e Jashtme: Mitrovica në vëmendje

Tiranë-Ministria e Punëve të jashtme të Shqipërisë deklaron se po ndjek me vëmendje situatën e fundit në Mitrovicë. Reagimi i Tiranës zyrtare u bë publik sot nga zyra e shtypit, ku ndër të tjera thuhet se “ministri Basha është në kontakt të vazhdueshëm dhe të drejtpërdrejtë me krerët e institucioneve të Republikës së Kosovës, përfshirë Ministrin e Punëve të Jashtme, z. Skënder Hyseni dhe Kryetarin e Komunës së Mitrovicës, z. Bajram Rexhepi”.

Në deklaratë theksohet se qeveria shqiptare bashkohet me apelin e institucioneve te Kosovës, drejtuar qytetarëve të saj për të ruajtur qetësinë dhe për të shmangur çdo provokim, duke qenë të bindur se Policia e Kosovës, KFOR-i dhe EULEX-i janë të përkushtuar, të gatshëm dhe të aftë të përgjigjën ndaj çfarëdo kërcënimi që mund t’i bëhet sigurisë së Kosovës.

Ministria e Punëve të Jashtme deklarohet në mbështetje të përpjekjeve të KFOR-it dhe EULEX-it për të mos lejuar asnjë lloj dhune në Kosovë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›